Politika 19 April 2026, 10:04 Nga VNA

Eksperti i ndërtimit Edi Rama flet para përfundimit të hetimit: Zjarri s’ka lidhje me ndërtimin

Ndaje në Whatsapp
Eksperti i ndërtimit Edi Rama flet para përfundimit të hetimit:

 

Zjarri që shkrumboi një pallat në Tiranë ende nuk ka një përfundim zyrtar nga hetimet. Por kjo nuk e pengoi kryeministrin Edi Rama të japë versionin e tij për shkakun.

Sipas tij, bëhet fjalë për një “shkëndijë” dhe për një fatkeqësi që “nuk ka lidhje me ndërtimin”. Një konkluzion i qartë, i dhënë para se organet e hetimit të kenë nxjerrë përgjegjësitë dhe shkaqet e plota të zjarrit.

Në të njëjtën kohë, Rama sulmoi edhe ata që i quajti “gjithologë” dhe “ekspertë publikë pa licenca”, të cilët, sipas tij, dalin në media sa herë ndodh një ngjarje e rëndë.

Ndërkohë, ai njoftoi se godina e djegur do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi dhe se banorët do të përfitojnë bonus qiraje deri sa të kthehen në shtëpitë e tyre.

Pra, ndërsa hetimi ende nuk ka përfunduar, një gjë duket se është sqaruar tashmë: për kryeministrin, ndërtimi është i pafajshëm. Përfundimi i hetimit mbetet vetëm një formalitet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme