Politika 26 February 2026, 20:46 Nga VNA

Edi Rama ndryshon qeverinë/ 7 ministra të rinj, shkarkohet Balluku, ikën Spiropali dhe Vëngu

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama ndryshon qeverinë/ 7 ministra të rinj, shkarkohet Balluku,

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përbërjen e qeverisë së re, me disa emra të rinj në poste kyçe dhe lëvizje që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në arkitekturën e pushtetit ekzekutiv.

Ja përbërja e kabinetit të ri:
• Albana Koçiu – Zëvendëskryeministre
• Enea Karakaçi – Ministër i Energjisë
• Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm
• Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë
• Ferit Hoxha – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
• Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes
• Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Lëvizjet më të spikatura janë në sektorët strategjikë. Në Energji, emërimi i Karakaçit vjen në një moment kur sektori mbetet nën presion për shkak të hetimeve dhe tensioneve të brendshme politike. Në Mbrojtje, zgjedhja e Nufit – një figurë e ardhur nga kabineti i Belinda Ballukut – shihet si zgjerim i ndikimit të saj në një tjetër dikaster të ndjeshëm.

Në diplomaci, emërimi i Ferit Hoxhës konsiderohet një zgjedhje me profil të qartë profesional, duke sjellë në krye të Ministrisë së Jashtme një diplomat karriere me eksperiencë në Bruksel dhe në marrëdhëniet me BE-në.

Ndërkohë, Toni Gogu në Drejtësi dhe Besfort Lamallari në Brendshme përfaqësojnë vazhdimësinë politike të mazhorancës në dy ministri që mbeten në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve të rendit, sigurisë dhe reformës në drejtësi.

Qeveria e re e Ramës duket se kombinon figura teknike, besnikë politikë dhe diplomatë karriere, në një moment kur mazhoranca përballet me presion të shtuar nga hetimet e SPAK, tensionet e brendshme dhe sfidat e integrimit evropian.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme