Politika 4 November 2025, 08:38 Nga VNA

"Edhe për ty ka hetime, për atë vilën e Mahos...?"/ Rakipi pyet Nokën për SPAK-un dhe kallëzimet që çon PD

Ndaje në Whatsapp
"Edhe për ty ka hetime, për atë vilën e

Flamur Noka, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për SPAK dhe reformën në drejtësi. I pyetur nga Ylli Rakipi se përse PD çon kallëzimet të panumërta në këtë institucion, kur Berisha e akuzon SPAK-un, si vegël të Edi Ramës, Noka deklaroi se kur të largohet Altin Dumani, atëherë do të hetohen kallëzimet e opozitës. 

I pyetur lidhur me hetimet të mundshme ndaj tij, për një vilë që zyrtarisht është në emrin e biznesmenti Petrit Maho, por ka aludime se kjo vilë është e Nokës, numri dy i PD tha se SPAK mund të hetojë sa të dojë edhe për të. 

Flamur Noka: SPAK që në krijimin e vet, duhet të kishte aleat kryesor opozitën. SPAK që kur u krijua duhet të kishte tre shtylla ku të bazohej, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin dhe luftën kundër krimit zgjedhor. Tre shtylla ka SKAP-i që të quhej SPAK.

Ylli Rakipi: Doktori thotë SPAK-u bën mirë për këta të tjerët.

Flamur Noka: Nën instrumentalizimin e Soros dhe Ramës, filloi luftë kundër opozitës, luftë të paepur për të likujduar opozitën.  Burgos pa provë dhe fakt Berishën, kreun e opozitës.

Ylli Rakipi: Ju nuk keni qëndrim të unifikuar për SPAK-un. Berisha bën luftë me SPAK, Gaz Bardhi depoziton kallëzime të panumërta dhe bën politikë me çdo punë të SPAK. Ose është kështu si thotë Berisha… Tani përshembull është gëzuar se SPAK po godet Ballukun. Ju thoni SPAK është zero dhe çoni kallëzime atje. 

Flamur Noka: Po kemi çuar dhjetëra kallëzime. Edhe unë kam çuar. 

Ylli Rakipi: Çojnë edhe për ty. Edhe për ju ka hetim? Thonë për një vilë të Petrit Mahos, që thonë është e jotja… Këtu bëhen miliona kallëzime.

Flamur Noka: Të hetojnë sa të duan. Historia është e thjeshtë. Ne depozitojmë çdo gjë, sepse nuk do të jetë Altin Dumani gjithmonë aty. Nga SKAP do të kthehet në SPAK.

Ylli Rakipi: A do të kërkoni ndryshime në reformën në drejtësi?

Flamur Noka: PD e ka në programin e saj, që çdo gjë do të konsultohet me Komisionin e Venecias, për formën, mënyrën si duhet trajtuar çështja e drejtësisë. Mos mendo se do të jemi konsultuesit e Edi Ramës. Reforma ka dështuar, e kemi thënë para të gjithëve ne. Edhe qeveria narkos ka dështuar, zv.kryeministrja është nën akuzë nga SKAP-i, nën akuzë të fortë, tani është çështje e lojës së brendshme. Reforma në drejtësi ka dështuar, kemi qasjen tonë, Komisioni i Venecias, konsultë me të, por ka dështuar qeveria. /TPZ  

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme