Politika 26 October 2025, 20:31 Nga VNA

Edhe KAS rrëzon Gjergji Nikën, kandidati i pavarur mbetet jashtë zgjedhjeve të pjesshme të Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Edhe KAS rrëzon Gjergji Nikën, kandidati i pavarur mbetet jashtë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës. Në mbledhjen e mbajtur pasditen e sotme, anëtarët e KAS arsyetuan se, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhej të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, siç e kërkon ligji për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Sipas vendimit, ligji shqiptar nuk parashikon vetëshpalljen si kandidat të pavarur, ndaj procedura e krijimit të Komitetit Nismëtar është e detyrueshme. Megjithatë, për shkak të mandatit të tij si këshilltar, Nikës nuk do t’i kërkohej mbledhja e firmave të 1% të zgjedhësve të bashkisë. Vendimi i sotëm i KAS konfirmon refuzimin e mëparshëm të bërë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme