Politika 31 October 2025, 16:50 Nga VNA

E premtja e “fantazmave të pafatë” të socialistëve

Ndaje në Whatsapp
E premtja e “fantazmave të pafatë” të
Erion Veliaj - Fatos Nano - Belinda Balluku

Një ditë jo fort e mirë për socialistët kjo e premte e 31 tetorit. Fatos Nano, ish-lideri historik i Partisë Socialiste, ndërroi jetë në një spital privat në Tiranë, ku ndodhej prej më shumë se një muaji në gjendje kome. Largimi i tij u shënua mes kolapsit moral të një partie që ai dikur e ngriti dhe që sot duket se endet në mes të fatit dhe gjykatave.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, u paraqit në SPAK, ku zyrtarisht iu komunikua akuza për shkelje të barazisë në tendera.

“Në respekt të plotë të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim. Si një qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare publike, e shikoj këtë si një proces që besoj se do të bazohet mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi të gjitha në parimet e drejtësisë së pandryshueshme”, tha Balluku.

Por nëse numri dy i qeverisë do të vijojë përballjen me drejtësinë në gjendje të lirë, Erion Veliaj, ish-kryebashkiak i Tiranës, prej orës 10 të ditës së sotme, në një seancë maratonë, kërkoi të shpallet antikushtetues shkarkimi i tij nga detyra.

“Tirana është një qytet që rreh me pulsin e kombit tonë. Arsyeja për të më larguar, mungesa tre mujore në detyrë, është fyerja më e rëndë e jetës sime, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, ata që më njohin më mirë se kushdo tjetër, që as nuk më njoftuan e as nuk më dëgjuan. Zoti i faltë, sepse nuk dinë çfarë bëjnë. Lutem për ta çdo natë”, deklaroi Veliaj, teksa në sfond rëndojnë 13 akuza penale, 9 prej të cilave për korrupsion.

Një ish-lider që shkon, një zëvendëskryeministre që hyn në dyert e SPAK-ut, një ish-kryebashkiak që lufton për t’u mbajtur gjallë politikisht dhe juridikisht. Një ditë e fantazmave për socialistët, të gjallë e të ikur, që vërtiten mes hijes së një të shkuare të pushtetshme dhe një të ardhmeje të pasigurt.

Në këtë të premte, Partia Socialiste nuk pati vetëm një humbje fizike, por edhe një kujtesë të dhimbshme se pushteti nuk mbron gjithmonë nga gjykimi, as i historisë, as i drejtësisë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme