Politika 10 November 2025, 16:58 Nga VNA

“E pranoj fletëthirrjen për 21 Janarin” / Berisha flet për protesta, por pa datë: Në zgjedhjet e pjesshme nuk humbëm ne, por kandidatët e pavarur

Ndaje në Whatsapp
“E pranoj fletëthirrjen për 21 Janarin” / Berisha flet
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se e mirëpret fletëthirrjen e SPAK për çështjen e “21 Janarit”. Pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi për mediat se ai është personi që ka kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e ngjarjeve tragjike të 21 janarit, ndërsa sipas tij, penguesi kryesor i drejtësisë ka qenë Edi Rama.

“Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se të ma japë mua. Unë s’kam asnjë problem, sepse jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Që prej vitit 2013 e deri më sot, është vetëm Edi Rama ai që ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim, dhe fatmirësisht ka deklaratat e SHBA-ve, ku zoti Shtaimer erdhi si asistent i tyre dhe Contrimen kërkoi hetime ndaj policisë dhe organizatorit. Organizatori dihet kush është. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje,” – tha Berisha.

Kryedemokrati foli gjithashtu për platformën që pritet të ngrihet para Kryeministrisë, duke theksuar se ajo do të ketë karakter të përditshëm dhe do të synojë largimin e Edi Ramës dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Megjithatë, ai përjashtoi mundësinë e bojkotit institucional nga ana e opozitës.

“Platforma para Kryeministrisë ka dy qëllime ultimatume: së pari, largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Do të jetë me ditë të caktuara, më së shumti të enjten. Do ta kthejmë Kuvendin në bazën e rregullores. Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e normalitetit parlamentar do të zbatohen. Nuk ka ndonjë surprizë — shkoni nesër në komisione dhe do ta shihni. Vendimi është i prerë,” – deklaroi Berisha.

Megjithëse përsëriti thirrjet për protesta, Berisha nuk dha një datë konkrete për nisjen e tyre, duke u mjaftuar të thotë se do të ndodhin “shumë shpejt”.

Kreu i PD-së foli gjithashtu për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashkitë e vendit, ku partia që ai drejton nuk mori pjesë me kandidatë zyrtarë, por mbështeti kandidatët e pavarur, të cilët humbën të gjithë. Megjithatë, Berisha shfrytëzoi këtë situatë për të komentuar rezultatin, duke mos pranuar dhe as mohuar se PD-ja kishte bojkotuar zgjedhjet nga frika e një humbjeje të radhës.

“Falenderoj përzemërsisht kandidatët e pavarur për guximin e treguar, dhe kjo faktoi se Shqipëria është në një farsë elektorale, në një diktaturë totalitare, dhe se vendi po njihet si i tillë. Qytetarët e panë qartë, ishte vetëm një farsë elektorale. Ne nuk morëm pjesë direkt në zgjedhje, por i mbështetëm ata, dhe kjo nuk ishte bojkot nga ana jonë. Ne bëmë thirrje për qytetarët që të votonin dhe mbështetëm kandidatët e pavarur,” deklaroi Berisha.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme