Politika 17 February 2026, 12:59 Nga VNA

E Ngarkuara me Punë e SHBA takime në Kuvend me Peleshin dhe Ballën një ditë pasi PS prezantoi ndryshimet ligjore

Ndaje në Whatsapp
E Ngarkuara me Punë e SHBA takime në Kuvend me Peleshin dhe

Një ditë pasi Grupi Parlamentar i PS ka propozuar ndryshime ligjore në Nenin 242, e ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka mbërritur sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi.

Mësohet se VanHorn do të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Deri më tani nuk dihet se kush është arsyeja e këtij takimi.

Kujtojmë se socialistët, me në krye kryeministrin Rama, bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së.

Ndryshimet ligjore të propozuara, vijnë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi për mungesë kuorumi pretendimet e Ramës se pezullimi i Belinda Ballukut nga Gjykata e Posaçme ishte shkelje e kushtetutës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme