Politika 18 May 2026, 14:20 Nga VNA

E enjtja, “prova e zjarrit”, a do të vazhdojë paqja PS-PD dhe a do tu mbijetojë Xhafaj turbulencave brenda në PS?

Ndaje në Whatsapp

E enjtja, “prova e zjarrit”, a do të vazhdojë paqja PS-PD

Të enjten Kuvendi do të miratojë ndër të tjera edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, një akt i cili fillimisht u ndryshua njëanshmërisht vetëm nga PS, por u rikthye në tryezë me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë herë, socialistë, më shumë nën hijen e vëzhguesve nga Brukseli se sa nga hatri i Kushtetueses, kanë vendosur të përpiqen maksimalisht për një produkt sa më konsensual të mundshëm.

Por duelet apo betejat janë në dy drejtime: një për të kënaqur opozitën dhe dy, për të qetësuar dallgët e brendshme të influencave në PS.

Le ti marrim me radhë.

Dialogu me opozitën. PS dhe PD po punojnë së bashku në Këshillin për Rregulloren për një dokument të përbashkët. Kjo vjen në klimën kur javën e kaluar, befasisht dy palët ranë dakord për një rezolutë të përbashkët  për integrimin, nga e cila, më e lumtur u shfaq qeveria.

Sa i takon rregullores, PD ka sjellë propozimet e saj. Ajo kërkon që seancat plenare të  mos vijojnë përtej orës 10 të darkës, ndërsa PS bën rezistencë, duke i vendosur në shkëmbim opozitës të pranojë që fjalimet në seancë të mos jenë më shumë se 5 minuta.

Nga ana tjetër, një pikë e vështirë dakordësie ngelet përjashtimi i deputetëve. PD kërkon që komisioni i etikës të jetë më 6 anëtarë (3 PS dhe3 PD) në mënyrë që palët të kenë armë të barabarta, ndryshe nga tani, që komisioni ka 5 vetë dhe 3 i ka PS.

Beteja mes socialistëve. Kompetencat e komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj kanë nxjerrë edhe një herë në sipërfaqe kampet mes socialistëve. Si trekëndësh para Edi Ramës vendoset Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Ulsi Manja.
thumbat mes tyre ditët e fundit kanë qenë edhe publikë, ku nuk janë përmbajtur në seancat plenare apo komisionet parlamentare.

Drafti i Taulant Ballës për rregulloren e Kuvendit, i jepte Xhafajt kompetencë që të dëgjonte krerët e institucioneve të pavarura, dhe të kontrollonte zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit.

Ulsi Manja kundërshton duke kërkuar të kufizojë Xhafajn vetëm tek kontrolli i mëpasshëm, dhe duke e shpërndarë raportimin vjetor të institucioneve të pavarura, sipas komisioneve parlamentare përgjegjëse.

Jo vetëm kaq, Manja kundërshton edhe Ballën, i cili kërkon të vendosë në Rregulloren e Kuvendit, se krerët e institucioneve të pavarura raportojnë vetëm në Komisione, dhe jo në seancë plenare.

Në këtë pikë, Manja tund Kushtetutën, e cila parashikon se institucionet e pavarura i raportojnë seancës plenare.

Ndaj, seanca e së enjtes, do të jetë një test për dashurinë e papritur mes të majtëve dhe të djathtëve, por edhe një matës i mirë se në anën e kujt do të qëndrojë Edi Rama në trekëndëshin socialist.

 

 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme