Politika 2 December 2025, 13:16 Nga VNA

Dyshime mbi vjedhjen e votave nga numëruesit, KQZ nis verifikimin për 210 kuti

Ndaje në Whatsapp
Dyshime mbi vjedhjen e votave nga numëruesit, KQZ nis verifikimin për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kërkon akoma për numërues që mund të kenë vjedhur vota më 11 maj, në mënyrë që t’i dorëzojë ata përpara drejtësisë. Sot KQZ ka hapur 210 kuti në total, si të votave brenda vendit, si të diasporës (44 kuti). KQZ do të rinumërojë fletët e votimit si edhe do të verifikojë materialet zgjedhore për të parë nëse ka mospërputhje.

Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës.

Nga ky proces i verës, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime serioze me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht tani, në këtë fazë.

Rivlerësimi nuk ndikon në rezultat, por zhvillohet vetëm për të parë se ku mund të ketë gabuar administrata dhe aty ku është nevoja të adresohen rekomandime të caktuara.

Verifikimi pas zgjedhor dhe hapja e 10 % te kutive me short, janë një detyrim nga Kodi Zgjedhor.

“Verifikimi paszgjedhor kryhet në zbatim të nenit 167/2 të Kodit Zgjedhor dhe bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar”, përcakton Kodi Zgjedhor.

Në zgjedhjet e 11 majit, PS fitoi 83 mandate, ndërsa PD u tkurr në 50 mandate. 1 mandat shkoi për Nismën Shqipëria Bëhet , 2 Partia Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 3 PSD.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme