Politika 29 Janar 2026, 14:31 Nga VNA

Dy minuta nuk mjaftuan, Berisha vijon fjalimin edhe pa mikrofon në Asamblenë Parlamentare të KE

Ndaje në Whatsapp

Dy minuta nuk mjaftuan, Berisha vijon fjalimin edhe pa mikrofon në

Kryetarin e PD, Sali Berisha, duket se e ka ndjekur edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës mania për të folur pa fund kur merr fjalën. Kryedemokratit nuk i mjaftuan dy minuta për të denoncuar aferat e qeverisë në Shqipëri dhe vijoi fjalimin edhe kur mikrofoni i tij u fik.

Drejtuesja e seancës i kujtoi se mikrofoni ishte fikur dhe nuk po përkthehej për deputetët e tjerë, e më pas i dha fjalën deputetit pasardhës në listën e diskutimeve.

Berisha e nisi fjalimin e tij duke iu referuar kësaj teme dhe ndërhyrjes së Rusisë në proceset zgjedhore, por më pas kaloi në situatën në Shqipëri, ku tha se 28 deputetë kanë hyrë në Parlament me mbështetjen e krimit.

Megjithatë, koha e tij mbaroi në momentin që po fliste për aferat tek AKSHI, për të cilin Berisha vijoi edhe me mikrofonin fikur. Por, ndryshe nga ç’mund të bëhet në Kuvendin e Shqipërisë, në Europë rregullat janë strikte dhe koha është e barabartë për të gjithë, pavarësisht se kush dhe çfarë diskutohet.

Pjesë nga fjala:

Sali Berisha: Mendoj se çështja e zgjedhjeve, si në krizë ashtu edhe jashtë krizës, pyetja më themelore është kjo: a ka zgjedhje apo ka një farsë zgjedhore? Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës, ndërsa farsa zgjedhore ka efektin e kundërt. Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti–parti ose partia–shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një shteti partiak. Problemi i dytë madhor është narkoshteti.

Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë që kanë hyrë në parlament janë mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, ata kanë marrë 450 leje për hotele, motele, ndërtesa dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre janë përdorur për të bllokuar të gjithë prokurorinë. Prokuroria kërkon të arrestojë dhe t’i heqë imunitetin zëvendëskryeministres. Edi Rama, kryeministri që quhet Ramaduro, e ka bllokuar iniciativën e prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje është emri i tij. E njëjta gjë po ndodh edhe me AKSHI, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë.

Drejtuesja e seancës: Faleminderit shumë.

(Berisha vijon të flasë pa mikrofon)

Drejtuesja e seancës: Mikrofoni gjithashtu është i fikur, nuk ka më përkthim. Faleminderit shumë. Para se të kalojmë te zoti Laszlo Veche, sepse ai kishte një listë tjetër, por tani mund ta marrë dhe ai është gati. Ju lutem, e keni fjalën.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme