Politika 27 October 2025, 18:46 Nga VNA

Dumani sfidon Kuvendin: Patronazhimin bëjeni vepër penale

Ndaje në Whatsapp
Dumani sfidon Kuvendin: Patronazhimin bëjeni vepër penale

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuvend, deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka hetuar vendimin e qeverisë për faljen e gjobave para zgjedhjeve të 11 majit, por çështja është mbyllur me mosfillim procedimi penal.

“Sa i takon çështjes së gjobave, është hetuar dhe është vendosur mosfillim i procedimit penal. Nuk është ankimuar në gjykatë”, tha Dumani.

Ai iu referua edhe patronazhistëve, duke theksuar se nuk ekziston një nen në Kodin Penal që e ndalon atë, por në rastet kur patronazhistët përfshihen në korrupsion zgjedhor, SPAK ndërhyn.

“Nuk kemi kod penal për patronazhizmin. Penalizojeni në Kuvend dhe më pas ne ndërhyjmë. Në momentin që patronazhisti premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim të pronës në hipotekë, këtu nuk kemi patronazhim, por korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. Në Kod Penal nuk kemi një vepër ku të thuhet ‘patronazhimi’. Penalizojeni si Kuvend dhe ne ushtrojmë ndjekjen penale”, deklaroi Dumani.

Sipas tij, SPAK ka verifikuar çdo kallëzim për shkelje zgjedhore dhe në 43 raste është vendosur mosfillim procedimi penal, ndërsa vetëm tre janë ankimuar në gjykatë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme