Politika 8 September 2025, 20:54 Nga VNA

Dumani në SHBA për trafikun e narkotikëve dhe pastrimin e parave

Ndaje në Whatsapp
Dumani në SHBA për trafikun e narkotikëve dhe pastrimin e parave

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të hënën, më 8 shtator, se drejtuesi i saj, prokurori Altin Dumani, zhvilloi disa takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të gushtit dhe në fillim të këtij muaji, në kuadër të bashkëpunimit kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Në njoftim thuhet se Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., më 2 dhe 3 shtator. “Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI), u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të narkotikëve dhe pastrimin e parave”, citohet në njoftim.

Po ashtu, sqarohet se me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e zhvilluar në Nashville, Tennessee, në datat 26-28 gusht.

Gjatë konferencës së titulluar “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional”, Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z. Terrance Cole, ku u diskutua mbi bashkëpunimin ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, si dhe mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.

Gjithashtu, drejtuesi i SPAK zhvilloi takime edhe me përfaqësues të agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konferencë, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit dhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, me qëllim luftimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve./BIRN/

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme