Politika 14 October 2025, 19:52 Nga VNA

Dumani në komisionin e ligjeve : Hetimet për inceneratorët jo për organizatë kriminale por pastrimi i parave po thellohet

Ndaje në Whatsapp
Dumani në komisionin e ligjeve : Hetimet për inceneratorët jo

Lidhur me hetimet për inceneratorët, kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se prokurorët e posaçëm kanë vlerësuar se bashkëpunimi mes personave të përfshirë ka qenë i thjeshtë dhe nuk është zhvilluar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sa i përket korrupsionit në gjyqësor, Dumani theksoi se SPAK ka ndjekur penalisht prokurorë, gjyqtarë dhe oficerë të policisë gjyqësore, por vetëm në rastet kur ka pasur prova konkrete.

“Ne nuk mund të penalizojmë të gjithë. Procedojmë penalisht vetëm në bazë të provave, rast pas rasti,” – tha ai.

Në lidhje me pastrimin e parave, kreu i SPAK e pranoi se mbetet një shqetësim serioz, por theksoi se vlera e sekuestrimeve është rritur ndjeshëm dhe janë intensifikuar hetimet në këtë drejtim.

“Kemi ndërtuar hetime të reja për pastrimin e parave dhe numri i procedimeve është rritur. Sigurisht, ka vend për përmirësim,” – deklaroi Dumani.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme