Politika 14 October 2025, 19:48 Nga VNA

Dumani i përgjigjet Gjin Gjonit: Grataçelat s’janë organizata kriminale, por hetimet për pastrim parash po shtohen

Ndaje në Whatsapp
Dumani i përgjigjet Gjin Gjonit: Grataçelat s’janë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, po vijon raportimin e tij para Komisionit të Ligjeve, ku u përball me pyetje të shumta nga deputetët e opozitës. Deputeti i sapozgjedhur demokrat, Gjin Gjoni, kërkoi nga Dumani informacione mbi hetimet për çështjen e inceneratorëve, tenderat që, sipas tij, “fitohen nga 5-6 oligarkë që zotërojnë porte dhe aeroporte në vend”, si dhe për rastet e mundshme të pastrimit të parave në ndërtim.

 

Duke iu referuar raportit të DASH, Gjoni theksoi se pastrimi i parave është një nga faktorët që ka deformuar ekonominë shqiptare, duke përmendur si tregues kursin e euros dhe ndërtimet masive në Tiranë. “Këto grataçela që ndërtohen, në 60% të rasteve janë pastrim parash. Po ndërtohen edhe pa leje, po shpenzohen miliona euro dhe më pas po prishen. A kemi të bëjmë me organizatë kriminale?” – tha Gjoni, duke përmendur edhe rastet e prishjeve në Theth.

 

Në përgjigje, Dumani sqaroi se çdo para që qarkullon në hetimet e SPAK shkon në llogaritë e shoqërive të sekuestruara, të cilat administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

“Nuk ka skaj fundor të parave. Shoqëritë janë të sekuestruara dhe administrohen nga institucioni përkatës,” – tha ai.

 

Dumani theksoi se duhet bërë dallimi mes “organizatës kriminale” dhe “grupit të strukturuar kriminal”, duke sqaruar se në Shqipëri deri më tani janë evidentuar vetëm dy organizata kriminale, ndërsa pjesa tjetër janë grupe të strukturuara.

“Organizata kriminale është shkalla më e lartë e bashkëpunimit kriminal sipas Konventës së Palermos dhe Kodit Penal. Kemi vetëm dy raste të tilla. Pjesa tjetër janë bashkëpunime që tejkalojnë nivelin e thjeshtë dhe për këtë janë trajtuar si grupe të strukturuara kriminale,” – u shpreh ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme