Politika 14 October 2025, 19:59 Nga VNA

Dumani: Hetojmë me prova, jo me perceptime – Pastrimi i parave mbetet plagë e hapur për ekonominë

Ndaje në Whatsapp
Dumani: Hetojmë me prova, jo me perceptime – Pastrimi i parave mbetet

Përsa i përket korrupsionit në gjyqësor, kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se institucioni që ai drejton ka ndjekur penalisht prokurorë, gjyqtarë dhe oficerë të policisë gjyqësore, por vetëm në rastet kur ka pasur prova të mjaftueshme.

“Ne nuk mund të penalizojmë të gjithë. Procedojmë penalisht vetëm në bazë të provave, rast pas rasti,” – deklaroi Dumani, duke theksuar se ndjekjet penale në sistemin e drejtësisë bëhen në mënyrë selektive dhe të bazuara në fakte konkrete, jo në perceptime apo presione politike.

Në lidhje me pastrimin e parave, kreu i SPAK e pranoi se mbetet një shqetësim serioz për vendin, por vuri në dukje se vlera e sekuestrimeve është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit dhe se janë intensifikuar hetimet në këtë drejtim.

“Kemi ndërtuar hetime të reja për pastrimin e parave dhe numri i procedimeve është rritur. Sigurisht, ka vend për përmirësim,” – tha Dumani.

Sipas tij, SPAK po fokusohet në ndjekjen e rrjeteve financiare që fshihen pas aktiviteteve kriminale dhe në bashkëpunimin me agjencitë ndërkombëtare për të gjurmuar pasuritë e dyshimta që qarkullojnë brenda dhe jashtë vendit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme