Politika 4 May 2026, 18:27 Nga VNA

Duhej një tragjedi që Kuvendi të “zgjohej”, deputetët kujtohen të ashpërsojnë masat për të dehurit në timon

Ndaje në Whatsapp

Duhej një tragjedi që Kuvendi të “zgjohej”,

Duket se në Shqipëri, për të hapur diskutime serioze në Kuvend, duhet më parë të ndodhin tragjedi. Vetëm pas vrasjes së dy fëmijëve të pafajshëm në Durrës, deputetët “kujtohen” se ekziston edhe Kodi Penal dhe se ai mund të ketë nevojë për ndryshime.

Në seancën e sotme plenare, deputeti socialist Erion Braçe shprehu indinjatën e tij për ngjarjen, duke kërkuar që drejtimi i automjetit në gjendje të dehur të trajtohet si vrasje me dashje. Një reagim i fortë, por që vjen vetëm pasi dy familje kanë hapur dyert e mortit.

Braçe denoncoi atë që e cilësoi si “normalizim të krimit”, duke theksuar se autorë të tillë shpesh përfundojnë të lirë pas pak ditësh, ndërsa ata me mundësi financiare e zgjidhin situatën me pagesa të menjëhershme.

Pas tij, edhe Taulant Balla u bashkua me zellin e momentit, duke kërkuar ndryshime në Kodin Penal dhe duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të “bëjë shembull” të fortët e lagjeve, një kategori që, mesa duket, ka ekzistuar në heshtje deri dje dhe që sot papritur kërkon aksion të menjëhershëm.

Mes retorikës nga mikrofoni i Kuvendit dhe toneve të dhimbshme, mbetet një pyetje e thjeshtë: pse duhet gjithmonë një tragjedi për të sjellë ndërgjegjësim? Dhe sa jetë të tjera duhen që reagimi të mos jetë thjesht i radhës, por realisht efektiv?

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme