Politika 28 March 2026, 15:00 Nga VNA

Dueti Celibashi-Bylykbashi për reformën zgjedhore. Sinkronizimi i projekteve politike Rama - Berisha

Ndaje në Whatsapp
Dueti Celibashi-Bylykbashi për reformën zgjedhore. Sinkronizimi i

Pasi Oerd Bylykbashi u kujtua që paska një komision për reformën zgjedhore ku ai është bashkëkryetar, Ilirjan Celibashi u kujtua që vitin tjetër i mbaron mandati i dhënë nga Berisha në KQZ. Dhe për këtë hartoi një shkresë ku i prezanton Kuvendit idetë e tij personale se si duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Propozimet janë firmosur në cilësinë e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Por rezulton që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është një nga organet drejtuese të KQZ. Kështu, duke qenë se propozimet nuk sqarohen si të konsultuara me organet e tjera drejtuese, lista e propozimeve mund të jetë vetëm e Celibashit si ekspert i zgjedhjeve, por jo e Celibashit si Komisioneri i parë i Zgjedhjeve.

Si ekspert zgjedhjesh, Celibashi pasi u njoh me prononcimin e Bylykbashit për draftin e referendumeve, u kujtua që shkresa duhej bërë shpejt.

Hekuri rrihet sa është i nxehtë dhe Celibashi nuk humbi kohë t’i bëjë shkresë Kuvendit që t’i japë një dorë Oerdit. Problemi është që për t’i dhënë një dorë Oerdit, duhet t’i shkruajë tekstet e jo ta mbështesë me detyra. Sepse deputeti i PD problemin e ka që nuk di të shkruajë draft. Ndaj po i kërkon Taulant Ballës që t’i japë draftin e tij që Oerdi ta paketojë si veprën e vet në 20 vitet e ardhshme.

Epo, miqtë e mirë në kohë të vështira. Celibashi dhe Bylykbashi mesa duket e kanë nxënë me kohë këtë mësim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme