Politika 3 March 2026, 21:04 Nga VNA

“Duam një kryetar që të na përfaqësojë” – demokrati ia thotë në sy Berishës në Durrës

Ndaje në Whatsapp
“Duam një kryetar që të na

Një takim i organizuar me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në zonën e ish-Kënetës në Durrës nuk kaloi pa tone kritike. Gjatë bashkëbisedimit, një prej demokratëve i është drejtuar drejtpërdrejt Sali Berishës me një mesazh të qartë për organizimin dhe përfaqësimin në parti.

“Deputetët që janë këtu, kaq sa janë, të dalin para nesh, të shkojnë nëpër shtëpi, të vënë në lëvizje zgjedhësit se nuk janë pak dhe të vazhdojnë të organizohen. Këtu nuk njihet as kush është kryetar partie. Ne duam një kryetar që të na përfaqësojë”, është shprehur ai.

Deklarata vjen në një moment kur Partia Demokratike vijon të përballet me sfida të brendshme organizative dhe përçarje që kanë reflektuar në terren. Kritika e drejtpërdrejtë në prani të Berishës nxori në pah pakënaqësinë e një pjese të bazës për mungesën e strukturimit dhe komunikimit të qartë me elektoratin.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme