Politika 25 January 2026, 10:13 Nga VNA

Drejtësia për 21 janarin/ Rama i kërkon SPAK-ut të zgjohet, nga podcast-i i tij, 15 vite pas krimit

Ndaje në Whatsapp
Drejtësia për 21 janarin/ Rama i kërkon SPAK-ut të zgjohet,

Pesëmbëdhjetë vite pas 21 janarit dhe gjashtë vite pas krijimit të SPAK-ut, drejtësia për vrasjen e katër protestuesve mbetet ende në pritje. Këtë herë, kryeministri Edi Rama e riktheu çështjen jo nga një institucion drejtësie, por nga podcast-i i tij, duke i bërë thirrje SPAK-ut të veprojë për atë që e cilëson si krim shtetëror.

Rama e përshkroi 21 janarin si një plagë të hapur për familjarët e viktimave dhe për moralin e drejtësisë shqiptare, duke ritheksuar idenë se drejtësia mund të vonojë, por nuk duhet të harrojë. Një deklaratë që tingëllon e njohur — sidomos në një çështje që ka më shumë vite se vetë institucioni që supozohet ta hetojë.

Ai shprehu shpresën që SPAK, pas gjashtë vitesh funksionimi, mbështetjeje publike dhe inkurajimesh politike, të “zgjohet” më në fund për 21 janarin, duke paralajmëruar se mosveprimi do të mbetet një njollë e rëndë për drejtësinë shqiptare.

Ndërkohë, familjarët e viktimave vazhdojnë të presin. Opinioni publik vazhdon të presë. Dhe drejtësia — për një nga ngjarjet më të rënda të historisë së tranzicionit — vazhdon të mbetet më shumë temë podcast-i sesa dosje e zbardhur.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme