Politika 17 September 2025, 17:09 Nga VNA

Mesila Doda nga lista e mbyllur e PD deklarohet “e pavarur” në Kuvend. Si firoi grupi më i madh parlamentar i opozitës në 35 deputetë

Ndaje në Whatsapp
Mesila Doda nga lista e mbyllur e PD deklarohet “e pavarur” në

Mesila Doda, e cila garoi në zgjedhjet parlamentare nën siglën e PDIU-së së Shpëtim Idrizit dhe siguroi mandatin e deputetit nga lista e mbyllur e Partisë Demokratike në Tiranë. Por ajo do të ushtrojë funksionin e saj si deputete e pavarur në Kuvend.

Arsyet vendimit të saj ende nuk dihen, por vjen në një moment kur opozita ka vendosur të strukturohet në tre grupe parlamentare, ndërsa disa prej partive më të vogla po bashkojnë forcat me deputetë të Partisë Demokratike për të krijuar grupet përkatëse.

Kështu grupi parlamentar i PD zvogëlohet akoma më shumë duke shkuar në 35 deputetë, ose 2.5 herë më të vogel sesa grupi i PS.

Ndërkohë, është bërë publik edhe grupi i tretë parlamentar i opozitës, i cili do të drejtohet nga Fatmir Mediu i Partisë Republikane. Për të përmbushur kuotën prej shtatë deputetësh të nevojshëm për formimin e një grupi parlamentar, Mediu është bashkuar me Vangjel Dulen (PBDNJ), Artan Lukën (PAA), Greta Bardelin (PD), Denisa Vatën (PD), Zija Ismailin (PD), Fidel Krekën (PD).

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme