Politika 27 Janar 2026, 11:29 Nga VNA

Dobësitë teknike që shembën e-albania

Ndaje në Whatsapp
Dobësitë teknike që shembën e-albania

Një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas nisjes së hetimeve të SPAK , ka paralizuar shërbimet e e-qeverisjes, veçanërisht ato që përdorin bizneset.

Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit. Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet e tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim.

Sistemi i mirëmbajtjes se e-albania është ndërtuar keq

Një inxhinier që ka punuar në sistemet digjitale qeveritare thotë se, kur u mor vendimi për modernizimin e platformës, arkitektura u zhvendos drejt modelit “microservices”, por pa përdorur kompani apo produkte të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.

(Platforma është ndërtuar mbi një numër të madh shërbimesh të ndara nga njëri-tjetri: identiteti, pagesat, licencat, bizneset, dokumentet dhe komunikimi me tatimet funksionojnë si aplikacione të veçanta, secili me bazën e vet të të dhënave dhe me infrastrukturë të pavarur. Këto module ndërveprojnë përmes GG (Government Gateway), duke krijuar një arkitekturë të fragmentuar dhe të ndjeshme ndaj gabimeve.

Sipas inxhinierit, një qasje e tillë kërkon standarde shumë të forta, ekipe që njohin gjithë hartën e sistemit, testime të vazhdueshme të ndërvarësive dhe mekanizma që garantojnë që, edhe nëse bie një modul, pjesa tjetër e shërbimeve të vijojë të funksionojë normalisht. Në realitet, mirëmbajtja kryhet nga kontraktorë të ndryshëm dhe nënkontraktorë të shumtë: një kompani menaxhon identitetin, një tjetër pagesat, një tjetër regjistrin e biznesit dhe një tjetër ndërfaqen e e-Albania-s.

Kjo krijon atë që teknikisht quhet “rrjet varësish”. Për shembull, kur një biznes kërkon një shërbim, sistemi duhet të verifikojë radhazi identitetin, regjistrin e biznesit, detyrimet tatimore, pagesat dhe arkivin e dokumenteve. Nëse ndalon së funksionuari edhe një prej këtyre shërbimeve, e gjithë kërkesa dështon dhe përdoruesi sheh mesazhin standard: “e-Albania nuk punon”, edhe pse problemi mund të jetë vetëm në një komponent të caktuar.)

Inxchineri tha se Top of Formsistemi self-care nuk është aplikacion i pavararur. Kur një biznes hyn për të bërë një veprim, sistemi duhet të verifikojë kush je, çfarë subjekti ke, çfarë detyrimesh tatimore ke dhe nëse ke të drejtë të kryesh atë shërbim. Nëse njëra nga këto hallka nuk përgjigjet, e gjithë rruga e transaksionit bllokohet.

Hetimet e SPAK, “tekniket” e tenderëve të dyshimtë heqin dorë

Agjencia Kombëtare e Informacionit mban në këmbë të gjithë shtetin digjital shqiptar.  Serverët, databazat dhe aplikacionet mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm për ngarkesën, shpejtësinë dhe gabimet. Nëse një modul fillon të vonojë apo të mos përgjigjet, sistemi i brendshëm sinjalizon dhe teknikët duhet të ndërhyjnë përpara se problemi të shfaqet tek qytetarët. Ajo që po ndodhe këto ditë me bllokimin e shërbimeve është se teknikët kanë hequr dorë. Në pjesën më të madhe këto teknikë ishin nënkontraktuar për mirëmbajtjen e sistemeve për shuma shumë të vogla nga kompanitë që kishin fituar tenderët për mirëmbajtjen. Hetimet kanë zbuluar se tendera që kanë kushtuar miliona euro janë mbuluar me kosto 200 apo 300 mijë euro.

Për shkak të hetimeve tani teknikët e nën-kontraktorët  nuk po ndërhyjnë në sisteme.  Teknikët duhet të identifikojnë se ku është defekti, ta izolojnë dhe ta rikthejnë shërbimin sa më shpejt. Pas kësaj, analizohet se pse ndodhi dhe çfarë duhet ndryshuar që të mos përsëritet. Nëse sistemi do të ishte ndërtuar mirë, ndërprerje e shërbimit do të ishin shumë të shkurtra shpjegoi inxhinieri.

Ai tha se, me kalimin e viteve, janë ndërtuar dhjetëra sisteme të ndryshme, me standarde të dobëta. Problemi përkeqësohet nga fakti që mirëmbajtja e këtyre shërbimeve nuk është plotësisht në duart e shtetit. Një pjesë e madhe e kodit dhe konfigurimeve ndodhet te kontraktorë dhe nënkontraktorë, të cilët ose kanë kontrata të paqarta, ose janë në një klimë frike dhe pasigurie ligjore./ Monitor

 

Video

Tregtarët e tregut industrial në Vlorë po protestojnë prej dy ditësh kundër projektit të Bashkisë për ndërtimin e tregut të ri. Ata kundërshtojnë urdhrin për t’u zhvendosur brenda tre ditësh, pasi bashkia nuk u ka ofruar ende një ambient të përkohshëm ku të ushtrojnë aktivitetin deri në përfundimin e punimeve. Si shenjë proteste, tregtarët kanë hyrë edhe në ambientet e brendshme të Bashkisë së Vlorës.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë biskotash në qytetin Trikala, në Greqi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas autoriteteve vendase, shpërthimi ka ndodhur gjatë orarit të punës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda objektit. Forcat e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të vënë situatën nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zona rezidenciale dhe rreshta tezgash në Tregun Kasongan, në Distriktin Katijan, Kalimantan Qendror, Indonezi. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe hapësira tregtare. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për vënien nën kontroll të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Një kryebashkiaku në Filipine i kanë bërë atentat me RPG-7 (armë anti-tank), por ai mbijetoi i palënduar. Automjeti i tij u godit gjatë një pritë në rrugët e "Shariff Aguak", ndërsa dy truprojat u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në spital. Pas sulmit, tre nga atentatorët u vranë gjatë ndjekjes nga policia dhe ushtria. Ky nuk është atentati i parë ndaj kryebashkiakut Akhmad Ampatuan Sr., i cili ka mbijetuar një sulm të ngjashëm më shumë se një dekadë më parë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme