Politika 2 October 2025, 11:07 Nga VNA

Diskutohet si një nga kandidatët e opozitës për bashkinë Tiranës, reagon Florian Haçkaj: Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese

Ndaje në Whatsapp
Diskutohet si një nga kandidatët e opozitës për

Florian Haçkaj reagoi përmes një postimi në Facebook lidhur me zërat që e përmendin si një nga tre kandidatët e mundshëm të opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, për t’u përballur me socialisten Ogerta Manastirliu.

Reagimi i tij erdhi një ditë pas dakordësisë së partive opozitare për tre kandidatë potencialë që do të sfidojnë Manastirliun në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Emrat e përzgjedhur janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe vetë Florian Haçkaj.

Në postimin e tij, Haçkaj shprehet i nderuar që emri i tij u propozu si një opsion për opozitën dhe falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë ide. Ai thekson se çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të kujdesshme dhe përgjegjësi të lartë, dhe një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.

“Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani, ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj shumë dhe që mund ta përmbushnin këtë detyrë në mënyrën më të mirë,” shkruan Haçkaj.

Reagimi i plotë në Facebook

Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.

Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë dhe mund të japë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit.

Çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.

Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë.
Me respekt,
Florian Haçkaj

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme