Politika 9 February 2026, 13:18 Nga VNA

Diplomatët shqiptarë në rrezik, brenda një viti do të merren në provim nga Spiropali

Ndaje në Whatsapp

Diplomatët shqiptarë në rrezik, brenda një viti do të

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ishte sot në komisionet parlamentare për të prezantuar një ligj të ri për shërbimin e jashtëm, që ajo me zell e prezantoi si një iniciativë që do i zbardhë faqen Shqipërisë dhe do të ofrojë mundësi karriere për këdo, në meritë.

Ndërsa dokumenti synon zyrtarisht rregullimin e karrierës diplomatike, një pikë specifike në fund të tij – neni 68, pika 3 – po ngre alarme për një valë të mundshme largimesh të diplomatëve profesionistë dhe hapjen e dyerve për prurje të pastra politike.

Neni 68, i cili titullohet "Dispozita kalimtare", fsheh në pikën e tij të tretë një detyrim që mund të ndryshojë rrënjësisht fizionominë e trupës sonë diplomatike. Sipas këtij neni, të gjithë punonjësit aktualë të Shërbimit të Jashtëm "duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre".
Ky proces duhet të përfundojë brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në tekstin e projektligjit, "procedurat dhe kriteret e testimit" nuk janë të përcaktuara. Ato lihen në dorë të një akti nënligjor që do të miratohet më vonë. Kjo "pabesi" ligjore krijon një terren të pasigurt për diplomatët e karrierës, pasi:nuk dihet se kush do t'i hartojë pyetjet, kush do të jetë komisioni vlerësues dhe cilat do të jenë standardet e kalueshmërisë. Çdo diplomat që nuk kalon këtë testim "të paqartë" rrezikon të mbetet jashtë sistemit, duke i ndërprerë karrierën e ndërtuar ndër vite.

Pika më kritike u ngrit nga opozitarët është se ky testim mund të shërbejë si një filtër politik. Duke larguar diplomatët aktualë përmes një procesi testimi ku rregullat caktohen "gjatë lojës", krijohen vakanca të menjëhershme në sistem.

“Le të jetë gruaja e filanit apo kunata e dikujt tjetër, le të kalojë testimin dhe të hyjë, ky nuk është nepotizëm”,-ju tha Spiropali sot kritikëve.

Projektligji i jep kompetenca të gjerë Ministrit dhe Akademisë Diplomatike (e cila është nën varësi direkte të Ministrit) për të administruar këto testime. Pa kritere ligjore të forta dhe me një rregullore që pritet të miratohet jashtë vëmendjes së Kuvendit, ekziston frika se Shërbimi i Jashtëm do të mbushet me individë që gëzojnë mbështetje politike, duke anashkaluar parimet e profesionalizmit dhe meritës që ligji pretendon se mbron.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet ligji i mëparshëm nr. 23/2015 "Për Shërbimin e Jashtëm". Kjo lëvizje ligjore e zhvesh trupën diplomatike nga mbrojtja që gëzonte më parë, duke i vendosur ata përballë një "testi besnikërie" të maskuar si test aftësie.

Ndërsa 12 muajt e parë pas botimit në Fletoren Zyrtare do të jenë vendimtarë, pyetja mbetet: A po shkojmë drejt një diplomacie të karrierës apo drejt një administrate që ndryshon sipas ngjyrave të pushtetit?

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme