Politika 22 December 2025, 12:11 Nga VNA

Digjitalizim për show, radhë për hall: historia e përditshme e shërbimeve publike

Ndaje në Whatsapp
Digjitalizim për show, radhë për hall: historia e përditshme

Karma digjitale e Kryeministrit përsëritet. Ndërsa ende na ushtojnë fjalimet e tij vizionare për digjitalizimin e Shqipërisë, deri në heqjen e parasë fizike, si dhe turpërimin që u bëri bankave që nuk janë, sipas tij, të përparuara në digjitalizim dhe për këtë arsye duhet të vendoseshin nën kujdesin e AKSHI-t për sistemet, realiteti është krejt tjetër.

Në shërbimet digjitale që ofrojnë institucionet e shtetit s’na u nda talloni dhe racioni. Ato nuk janë në gatishmëri pune 100%, ose, siç synohet me praktika të mira, afër 100%. Një herë punojnë, disa herë nuk punojnë. Këtë “dembelizëm” të sistemeve e vuajnë qytetarët dhe bizneset, të cilët nuk arrijnë dot të përmbushin nevojat që kanë.

Dhe të mos harrojmë që për të tilla sisteme fondet e buxhetit, pra paratë që paguajmë ne të gjithë, janë të konsiderueshme. Megjithatë, qeveria dhe institucionet e Ramës nuk e kanë parë të arsyeshme të kenë tregues përgjegjshmërie për cilësinë dhe vijueshmërinë e shërbimeve të tilla.

Një lutje në fund, z. Kryeministër: ridrejtoje thepin e pushkës kundër drejtësisë nga dosja e Belës te dosja Mirlindës. Më mirë të shpëtosh Mirlindën që të na funksionojnë sistemet, se për në Kanada gjejmë edhe rrugë alternative për të shkuar, apo për në BE le të vonohemi edhe ca, se jemi mësuar pa të. Dhe shkarkoje atë Diellën, se nuk i ndihet fare zëri e as i ka dukur puna.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme