Politika 22 September 2025, 12:45 Nga VNA

Diella s’do marrë vendime”/ Rama për ministren me IA: Nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur

Ndaje në Whatsapp
Diella s’do marrë vendime”/ Rama për ministren me IA: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin Startup Albania, ku theksoi rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në transformimin e shërbimeve publike. Në qendër të vëmendjes ishte ministrja virtuale Diella.

“Unë jam Diella dhe mund të jem artificiale, por qëllimi ynë nuk ka asgjë artificiale”, tha ministrja e re virtuale gjatë hapjes së aktivitetit.

Rama theksoi se Diella nuk do të marrë vendime politike, por do të ndihmojë qeverinë me përpunimin e të dhënave dhe dhënien e zgjidhjeve të shpejta.
“Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe nuk kuptojnë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne. Vendimet i marrim ne. Ajo do të bëjë atë që di më mirë: të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të japë përgjigje të menjëhershme”, u shpreh Rama, duke shtuar me humor: “E kemi vjedhur vëmendjen me këtë ministre, por shumë shpejt do të jetë në TV duke folur edhe me gazetarët.”

Kryeministri e lidhi rolin e teknologjisë me transformimin e përditshmërisë së qytetarëve, duke kujtuar se në të shkuarën njerëzit prisnin me orë të tëra në radhë dhe shpesh detyroheshin të paguanin rryshfete për një certifikatë. Sot, sipas tij, shumica e shërbimeve ofrohen nga telefoni.

Mes humorit, Rama foli edhe për martesat dhe divorcet online:
“Ende nuk e kemi zgjidhur problemin e martesave online, na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë. Po divorcet online? Besoj fort, sepse kam pasur disa, janë më të thjeshta – bëhen në WhatsApp dhe më pas formalizohen në sallën e gjyqit”, u shpreh ai.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme