Politika 19 October 2025, 08:22 Nga VNA

Dhoma e Avokatisë reagon për arrestimin e avokatit Ulian Barjamit: Shkelje flagrante e të drejtave të mbrojtjes

Ndaje në Whatsapp
Dhoma e Avokatisë reagon për arrestimin e avokatit Ulian Barjamit:

Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit me urdhër të Prokurorisë. Sipas Dhomës, arrestimi lidhet me deklaratat që avokati ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit, duke paralajmëruar kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit.

Ky veprim është cilësuar si një akt i paprecedentë dhe shkelje e rëndë e të drejtave të mbrojtjes dhe lirisë së shprehjes. Dhoma u kërkon institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë shkelje flagrante. Në deklaratë, ajo thekson se Shqipëria duhet të mbetet një shtet i së drejtës dhe jo një “Republikë e Prokurorëve”.

Qëndrimi i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë

Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij — se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit — si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit.
Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori.

Dhoma e Avokatisë u bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të veprojnë urgjentisht për këtë rast flagrant arbitrariteti dhe shkeljeje të hapur të ligjit.

Kjo, pasi Dhoma, duke u bazuar në kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ende beson se jemi Republika e Shqipërisë – një shtet me drejtësi të bazuar në prova dhe fakte – dhe jo në një “Republikë të Prokurorëve”.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
Prof. Dr. Maksim Haxhia

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme