Politika 13 December 2025, 14:10 Nga VNA

Dështimi me Avokatin e Popullit. Berisha ndërpret dialogun me PS dhe hap sezonin e protestave

Ndaje në Whatsapp
Dështimi me Avokatin e Popullit. Berisha ndërpret dialogun me PS dhe

Ndërpresim çdo lloj debati dhe komunikimi për çdo lloj funksioni me partinë e krimit – ky është vendimi që ka marrë Sali Berisha pas dështimit spektakolar të PD me Avokatin e Popullit. Një vendim që, në fakt, nuk kuptohet qartë se çfarë do të thotë , ndërkohë që nuk është marrë parasysh propozimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, për ta çuar procedurën në Gjykatën Kushtetuese, pasi proceduralisht firmat e propozimit të kandidaturës së Endri Shabanit ishin tërhequr me firmë dhe jo me deklaratë.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryetari Berisha i uroi Edi Ramës “ta gëzojë” Endri Shabanin dhe u kërkoi edhe njëherë falje demokratëve për gabimin që u bë me firmat. Ai njoftoi gjithashtu se në datën 22 dhjetor do të organizohet një protestë e madhe kombëtare, pa ndërprerje, deri në krijimin e një qeverie teknike që, sipas tij, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme