Politika 27 October 2025, 11:10 Nga VNA

Deputetja socialiste Brunilda Mersini dorëhiqet nga mandati i deputetit

Ndaje në Whatsapp
Deputetja socialiste Brunilda Mersini dorëhiqet nga mandati i deputetit

Deputetja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj në Kuvend.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili njoftoi se pas dorëheqjes së Mersinit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është informuar për shpalljen e vakancës dhe zëvendësimin e saj në listën e deputetëve të PS-së.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar KQZ,” tha Peleshi gjatë seancës plenare.

Dorëheqja e Mersinit vjen në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 nëntorit, ku ajo do të kandidojë për postin e kryetares së Bashkisë Vlorë në emër të Partisë Socialiste.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme