Politika 4 February 2026, 16:04 Nga VNA

Deputetët e PD: Nga beteja me narkoregjimin e Tiranës te… audienca e Niko Peleshit në Washington

Ndaje në Whatsapp

Deputetët e PD: Nga beteja me narkoregjimin e Tiranës te…

Katër deputetë të Partisë Demokratike – Klevis Balliu, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Besart Xhaferrraj ndodhen në Washington, ku kanë marrë pjesë në një forum për sigurinë. Nga kryeqyteti amerikan ata kanë postuar një selfie të përbashkët, shoqëruar me mesazhe solemne për rëndësinë e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Në postimin e tyre, deputetët theksojnë se “siguria është kyçe për zhvillimin” dhe se lufta kundër kartelave të drogës është një hap i domosdoshëm për stabilitet. Ata vënë në dukje se administrata Trump në SHBA e ka intensifikuar këtë betejë, ndërsa Shqipëria, sipas tyre, duhet të forcojë institucionet e drejtësisë për të garantuar një mjedis të sigurt dhe zhvillim afatgjatë.

Por pas fasadës së këtij mesashi solemn duket në sfond duke mbajtur fjalim vetë Niko Peleshi.

Pasi u përballën në Tiranë me atë që vetë e quajnë “narkoregjim”, deputetët e opozitës paskan shkuar deri në Kongresin amerikan… për të dëgjuar fjalimin e Niko Peleshit.

Vetë kryetari Kuvendit ka publikuar pamje nga salla e forumit, ku shihet duke mbajtur fjalë e tij zyrtare. Në këtë kontekst, prania e deputetëve të PD-së në auditor duket paradoksale: ata që e akuzojnë mazhorancën në Tiranë, e ndjekin nga afër përfaqësuesin e saj në Washington. Dhe me foto madje…

Në vend që përballja politike të ndodhte në Kuvend apo në terrenin e brendshëm, ajo u zhvendos – të paktën simbolikisht – në një sallë amerikane, ku opozita u kthye në audiencë e kreut të Kuvendit.

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale, “ekskursioni” duket se po ecën mirë mes takimesh, fotosh dhe mesazheve për sigurinë globale. Ndërkohë, beteja reale politike me qeverinë mbetet aty ku ka qenë: në Shqipëri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme