Politika 19 Nëntor 2025, 18:24 Nga VNA

Deputetët e Dibrës përplasen në parlament/ Malaj-Vatës, cilësi e dobët e listës së mbyllur. Demokratja: Shko jep llogari për 21 Janarin dhe tenderat me 5D

Ndaje në Whatsapp
Deputetët e Dibrës përplasen në parlament/ Malaj-Vatës,
Denisa Vata dhe Agron Malaj

Debati për rrugën e Arbrit u kthye në sulme personale mes dy deputetëve të qarkut Dibër, Denisa Vata e PD dhe Agron Malajt të PS. Në përgjigje të deklaratës së Vatës se rrita e kostove të rrugës së Arbrit janë shpifje, Malaj kaloi në sulme personale duke kërkuar ironikisht falje për cilësinë e deputetes që demokratët kanë sjellë në parlament. Ai gjithashtu vijoi duke thënë se nuk ka ardhur nga votat e Matit, por nga votat e listës së mbyllur.

“Të thuash që ka ndryshim të vlerës në rrugën e Arbrit, kjo është një shpifje dhe gënjeshtër sic dinë ta bëjnë kjo parafolësja, ku duhet t’i kërkoj ndjesë të gjithë kolegëve për cilësinë e deputetes që keni sjellë në parlament. Por që nuk ka ardhur nga votat e Matit, por ka ardhur nga votat e listës së mbyllur me padashje. Parafolësja duhet të kuptojë diçka: sa herë ka zgjedhje humb dhe humb me rezultate në çdo zgjedhje më të thella. Dhe e di pse, sepse matjanët as këtë dhe as atë tjetrin që kanë nga mbrapa bashkë me dibranët, as nuk i kanë në lista, por as nuk kanë në asnjë lloj plani të tyre”, tha Malaj.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate Denisa Vata ia ktheu duke i kërkuar Malajt që të shkojë të japë llogari për 21 Janarin dhe mënyrën se si është katapultuar deri në parlament, pasi në atë kohë ishte një nga gardistët që mbronte kryeministrinë. Vata vijoi më tej duke e akuzuar Malajn se gjatë kohës që drejtonte bashkinë e Matit, i ka dhënë tendera kompanisë 5D, që drejtohej nga drejtorët e bashkisë Tiranë dhe sot është nën hetim nga SPAK, ndërsa në këmbim vëllai i tij merrte tendera nga bashkia e Tiranës.

“Atëherë, zoti Malaj, në vend se të flasë këtu se me çfarë votash kam ardhur unë, në fakt duhet të japë llogari për ngjarjet e 21 janarit. Është pikërisht ai që duhet të japë llogari dhe ju sot e keni sjellë në parlament. Gjithashtu Agron Malaj duhet të japë llogari këtu jo me çfarë votash kam ardhur unë, por me çfarë parash ka ndërtuar vëllai i tij hotel “Labëria” në Dhërmi, në ish-kampin e fëmijëve në Dhërmi. Dhe ku i mori paratë. Ndërkohë zoti Malaj duhet të japë llogari pse vëllai i tij merr tendera në bashkinë e Tiranës dhe njëkohësisht Agron Malaj, kur ishte kryetar bashkie, i jepte tendera drejtorëve të 5D në Bashkinë e Matit, siç është ai që e kemi paraqitur edhe për ndërtimin e kanaleve të ujërave të zeza. Këto janë ato që duhet të japë llogari zoti Malaj, jo se kë votojnë demokratët dhe kë preferojnë demokratët”, tha Denisa Vata.

Video

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme