Politika 30 January 2026, 20:28 Nga VNA

Deputetë të PS zbarkojnë në gjykata dhe prokurori. Komisioni i Xhafajt nis “vizitat” e presionit ndaj drejtësisë, SPAK i refuzon

Ndaje në Whatsapp

Deputetë të PS zbarkojnë në gjykata dhe prokurori. Komisioni

Një seri vizitash të paprecedenta të deputetëve të Partisë Socialiste në gjykata dhe institucione të drejtësisë duhet të ngrenë shqetësime serioze për ndërhyrje politike në një sistem që Kushtetuta e parashikon të pavarur.

Sipas dokumenteve zyrtare të Kuvendit, Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i njohur si promotori i përpjekjeve të mëparshme për të zhbërë Reformën në Drejtësi ka organizuar vizita njohëse në gjykata në disa qytete, në kuadër të një mekanizmi monitorimi të pretenduar për sigurinë në institucione.

Deputetë të PS kanë qenë të pranishëm në disa gjykata të vendit:
• Në Fier: Bledi Çomo dhe Erjo Mile
• Në Korçë: Bledi Çomo (Saimir Hasalla ishte i planifikuar, por mungoi për shkak të kuorumit)
• Në Tiranë: Aulona Bylykbashi dhe Erjon Malaj
• Në Elbasan: Aulona Bylykbashi dhe Saimir Hasalla
• Në Lezhë dhe Shkodër: Onid Bejleri

Takimet janë kërkuar me email zyrtar nga Kuvendi, dhe delegacionet janë pritur nga kancelarët ose kryetarët e gjykatave, çka e bën ndërhyrjen formalisht institucionale — por politikisht të ndjeshme.

Burime bëjnë me dije se vizita të ngjashme janë zhvilluar edhe në Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke shtrirë ndërhyrjen parlamentare përtej gjykatave, drejt gjithë zinxhirit të drejtësisë.

Ndërkohë, GJKKO kishte pranuar deputetët për vizitë të premten e shkuar, por ajo u shty për shkak të zhvillimit të seancës së posaçme për Bordin e Paqes. Në kontrast, SPAK ka refuzuar çdo vizitë apo ndërhyrje, duke sinjalizuar një qëndrim të fortë në mbrojtje të pavarësisë institucionale.


Më datën 4 shkurt Komisioni i drejtuar nga Xhafaj ka thirrur për dëgjesë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, me fokus elementët e sigurisë në gjykata dhe institucione të drejtësisë. Të tre institucionet e mësipërme në fakt drejtohet nga mazhoranca dhe jane mekanizma në duart e saj.

Sipas burimeve, plani i shumicës me këto mekanizma parashikon:
• Ndryshime në legjislacion, për të përcaktuar se kush duhet të sigurojë mbrojtjen e institucioneve të drejtësisë
• Ndërhyrje në teknologjinë dhe sistemet e sigurisë
• Një fazë të tretë për infrastrukturën

Por me gjasë zoti Xhafaj nuk do të ndalet me kaq. Si dhe më parë, veprimet e tij paralajmërojnë se ky proces mund të shërbejë si pretekst për të rritur ndikimin politik mbi gjykatat dhe prokuroritë, nën petkun e “sigurisë”.

Fatmir Xhafaj nuk është një emër i panjohur në këtë histori. Në legjislaturën e kaluar, ai udhëhoqi një projekt për ndryshime nën Reformën në Drejtësi, nismë që u kundërshtua hapur nga Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian, për shkak të rrezikut të dobësimit të pavarësisë së institucioneve të reja.

Sot, përpjekja duket se ka marrë një formë të re: jo përmes ligjit në fillim, por përmes presionit institucional dhe “vizitave” fizike në gjykata dhe prokurori — një praktikë e pazakontë dhe potencialisht intimiduese.

Nga “monitorim” te ndërhyrje?

Sepse nëse zyrtar flet për vizita njohëse dhe mbikëqyrje institucionale, realiteti flet për deputetë që shkojnë fizikisht në gjykata dhe prokurori duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kufijtë e pushtetit politik dhe pavarësinë e drejtësisë.

Në një kohë kur SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë janë nën presion të vazhdueshëm politik, këto vizita rrezikojnë të lexohen jo si bashkëpunim, por si një puç i heshtur ndaj drejtësisë, me synim nënshtrimin gradual të saj.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme