Politika 3 December 2025, 15:25 Nga VNA

Demokratët tërheqin firmat, Endrit Shabani del nga gara për Avokatin e Popullit

Ndaje në Whatsapp
Demokratët tërheqin firmat, Endrit Shabani del nga gara për

Megjithëse kishte mbledhur më shumë se 28 firma nga deputetët demokratë, Endrit Shabani rezulton se nuk e ka më mbështetjen e tyre për të kandiduar për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Burimet thanë se gjatë ditës së sotme, teksa po zhvillohen negociatat me Partinë Socialiste, deputetët e PD-së që kishin firmosur për Shabanin, i kanë tërhequr firmat e tyre, duke ia bërë atij të pamundur të shkojë deri në fazën finale të këtij procesi, atë të votimit në Parlament.

Endrit Shabani ka qenë një nga emrat më të pranueshëm për socialistët nga lista me 7 kandidatë që erdhi nga selia blu, dhe kjo duket se ka bërë që demokratët të bëjnë një hap pas.

I pyetur në konferencën e sotme për shtyp nëse do të mbështetet kandidatura e Shabanit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk ia përmendi emrin, por la të kuptohet se demokratët kanë kandidatët e tyre në këtë proces. Një prej emrave që Berisha ka përmendur shpesh është ai i kryetarit të Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme