Politika 2 December 2025, 20:36 Nga VNA

“Demokratët janë të pa motivuar, me zor po mbushim komisionet”, drejtuesi i seksionit ia thotë në sy Berishës: Deputetët janë shkëputur nga baza

Ndaje në Whatsapp

“Demokratët janë të pa motivuar, me zor po mbushim

Kryetari i grupseksionit numër 2 në Njësinë 9 në Tiranë ia ka thënë në sy kreut të PD, Sali Berisha, se deputetët kanë shkëputur lidhjen me bazën e partisë. Sipas tij, zhgënjim ka sjellë edhe fakti që nuk u bë një analizë brenda PD-së dhe deputetët që morën rezultate të dobëta më 11 maj nuk u shkarkuan nga drejtimi i partisë.

Ai shtoi gjithashtu se promovimi i figurave të konsumuara në PD ka demotivuar demokratët, dhe për këtë arsye me zor po mbushin komisionet zgjedhore.

“Pika e parë është llogaridhënia e deputetëve sipas zonave për dështimet në fushatë dhe zgjedhje. Mendova se kur nisi Foltorja, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Deputeti që nuk merrte rezultatet e duhura do të shkarkohej ose nuk do t’i jepej mundësia të vazhdonte rrugën. Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, por e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. Një analizë e tillë do të na kishte motivuar ne që jemi aktivizuar. Unë nuk e njoh pushtetin; na mban inati dhe ideali që aktivizohemi me PD. Kur shoh që një person pa rezultate të mira promovohet në PD, unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja pse demokratët janë të pa motivuar dhe me zor po mbushim komisionet”, tha ai.

Duke iu referuar primareve për zgjedhjet e 11 majit që u injoruan duke mos futur në lista emrat e votuar nga strukturat e PD-së, ai tha se deputetët e zgjedhur nuk kanë lidhje me strukturën.

“Për mua, primare është momenti kur një kryetar zgjidhet, për shembull për Njësinë 9 flasim ne, është Edia, nesër mund të jetë dikush tjetër. Për mua, aty primarja është mbyllur. Ai person duhet të jetë deputet. Kjo jep motivim. Tani merremi me strukturën, ndërsa deputeti na vjen gjashtë muaj, na ikën, vjen dikush tjetër dhe nuk lidhemi dot me deputetët. Kjo është logjika ime si strukturë, jo si simpatizant”, tha ai.

Drejtuesi i seksionit i kërkoi më tej Berishës që në PD të vlerësohet meritokracia dhe të promovohen ata që punojnë realisht me demokratët, jo vetëm ata që rrinë në selinë qendrore afër kryetarit.

“Mendoj se nëse në PD ka një hierarki, një shkallë që duhet ngjitur dhe respektuar nga të gjithë, do të ishte më e mirë dhe do të ngjallte më shumë entuziazëm sesa kur dikush rri vetëm afër qendrës dhe është i shkëputur nga baza, të cilën e përbëjmë ne që jemi në terren dhe kemi nevojë për fokus,” tha ai.

Berisha nisi sot Foltoren numër 2 nga Njësia 9 në Tiranë, ndërsa nesër grupimi që kërkon ndryshime në mënyrën e drejtimit të PD-së ka paralajmëruar një takim me strukturat e partisë në Durrës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme