Politika 18 March 2026, 13:31 Nga VNA

Delegacioni i BE në Tiranë i quan spekullime akuzat e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato

Ndaje në Whatsapp

Delegacioni i BE në Tiranë i quan spekullime akuzat e Berishës

Delegacione BE-së në Tiranë i ka quajtur spekullime deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, i cili para dy ditësh tha se Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato jepte deklarata deformuese në Bruksel lidhur me Shqipërinë dhe PD.

Në një reagim për Euronews Albania ka thënë se nuk kanë asnjë koment sipas tyre mbi spekulimet.

Në deklaratën për mediat të ditës së hënë, Berisha akuzoi Gonzaton duke thënë se sillet në Bruksel sikur është ambasador i Edi Ramës.

Kryedemokrati pretendoi se ambasadori i BE, duke folur për skandalin e AKSHI-t në Bruksel, është shprehur se pengmarrja nuk është kulturë e shqiptarëve. Sipas Berishës, ky është ofendim ndaj shqiptarëve dhe se tek AKSHI bëheshin pengmarrje për interes të kunatit të Ramës.

Berisha vijoi më tej me akuzat ndaj Gonzatos, duke thënë se ky i fundit është shprehur në Bruksel se agjenda e PD është MAGA. Ai tha se kjo është një gënjeshtër e radhës e ambasadorit, pasi agjenda e demokratëve është integrimi i Shqipërisë në BE.

Kjo nuk është deklarata e vetme që kreu i PD bën kundër ambasadorit të BE në Tiranë. Më herët, Berisha është përplasur edhe për ligjin për barazinë gjinore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme