Politika 9 October 2025, 16:35 Nga VNA

Dekretet të shpejta, betimet të vonuara/ Si Begaj po mban Zaçajn pa mandat në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Dekretet të shpejta, betimet të vonuara/ Si Begaj po mban

Në datën 30 shtator 2025, Gjykata e Lartë përmbylli procesin e përzgjedhjes së anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, për të zëvendësuar vakancën e krijuar nga largimi i gjyqtares Holta Zaçe, e cila mbante edhe detyrën e kryetares së gjykatës.

Sipas vendimit nr. 2, datë 30.9.2025, rezultati i votimit ishte si më poshtë:
• Asim Vokshi – 6 vota
• Naureda Llagami – 8 vota
• Florian Ballhysa – 0 vota
• dhe një fletë votimi e pavlefshme.

Meqë asnjë kandidat nuk arriti shumicën e kërkuar prej 3/5 e votave, sipas ligjit fitues shpallet kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në këtë rast Asim Vokshi.
Vendimi iu përcoll menjëherë Presidentit të Republikës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese dhe u botua në Fletoren Zyrtare më 2 tetor 2025, duke e bërë procesin të plotë dhe formalisht të përfunduar.

Megjithatë, prej gati një jave, procesi mbetet i pezulluar, pasi mungon vetëm një hap: betimi para Presidentit të Republikës. Presidenca nuk ka organizuar ceremoninë solemne të betimit, duke e lënë emërimin në vendnumëro.

Kjo vonesë, në pamje të parë formale, ka pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht operon me një anëtar më pak, pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.
Në këto kushte, vendimet merren nga një trupë e cunguar, në të cilën Holta Zaçe, me mandat të përfunduar, vijon të ushtrojë detyrën dhe të drejtojë gjykatën, përfshirë edhe çështje me ndjeshmëri të lartë politike, si ajo e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve në Tiranë.

Për ironi, vetë Presidenti i Republikës ka një kërkesë të depozituar në Gjykatën Kushtetuese që prej 30 janarit 2025, e cila nuk është shqyrtuar ende pas më shumë se nëntë muajsh.
Në këtë situatë, çdo vonesë e mëtejshme në betimin e gjyqtarit të ri ngjall dyshime të arsyeshme se heshtja e Presidencës nuk është e rastësishme.

Ndërkohë, në rastin e dekretimit të datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, Presidenti reagoi me shpejtësi të menjëhershme, pa respektuar detyrimin kushtetues që parashikon pezullimin e procedurës kur ndaj një vendimi të shkarkimit paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Sot, për ironi, në rastin e betimit të një gjyqtari të përzgjedhur ligjërisht, i njëjti institucion hesht.

Në këtë mënyrë, vendimin për një nga çështjet më të ndjeshme politike — atë të kushtetutshmërisë së zgjedhjeve në Tiranë — pritet ta marrë Holta Zaçe me mandat të mbaruar, e njëjta që delegoi shefen e kabinetit të saj si shefe kabineti të Edi Ramës.

Në këto rrethana, Presidenti duhet të veprojë menjëherë, duke organizuar ceremoninë e betimit të Asim Vokshit, për të mbyllur një proces të ligjshëm dhe për të garantuar funksionimin normal e të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme