Politika 20 April 2026, 12:46 Nga VNA

Dega e PD Kukës reagon për takimin e Salianjt me demokratët: Ne jemi besnikë të Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp

Dega e PD Kukës reagon për takimin e Salianjt me demokratët: Ne

Dega e PD në Kukës ka reaguar ashpër ndaj takimit të zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me përfaqësues të kësaj force politike në qytetin verior, duke e cilësuar atë si një përpjekje për përçarje brenda partisë.

Në një deklaratë zyrtare, dega lokale e PD-së e ka konsideruar mbledhjen si një “akt politik të shëmtuar”  dhe një takim privat që, sipas saj, nuk përfaqësonte strukturat apo anëtarësinë e vërtetë të partisë në Kukës.

Sipas reagimit, në takim nuk kanë marrë pjesë demokratë të qytetit, por një grup i vogël individësh që nuk përfaqësonin asnjë strukturë zyrtare dhe as vullnetin e bazës. “Ky nuk ishte takim me demokratët e Kukësit”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se tentativa e Salianjit për të krijuar perceptimin e një lëvizjeje të re është larg realitetit të Partisë Demokratike.

Dega e PD Kukës thekson besnikërinë ndaj drejtimit të Sali Berishës, duke thënë se mbetet e bashkuar dhe refuzon çdo përpjekje që cenon unitetin e opozitës në një moment të rëndësishëm politik.

“Partia Demokratike e Kukësit qëndron e bashkuar, e fortë dhe plotësisht besnike ndaj udhëheqjes së Prof. Dr. Sali Berishës”, thuhet në deklaratë.

Në fund të deklaratës, ndonëse bashkia ka disa vite që drejtohet nga socialistët, PD Kukës nënvizon se qyteti ka qenë dhe do të mbetet një bastion i fortë i Partisë Demokratike, duke shprehur mbështetje për udhëheqjen aktuale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme