Politika 5 March 2026, 21:04 Nga VNA

Debati në Kuvend, Taulant Balla: Bëhet fjalë për një numër telefonik në BE, ndjesë Albana Vokshi nëse ndihet e fyer

Ndaje në Whatsapp
Debati në Kuvend, Taulant Balla: Bëhet fjalë për një

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas debatit në Kuvend me deputetët e opozitës, duke sqaruar se përmendja e numrit 0900 nuk kishte si qëllim të fyente deputeten e PD, Albana Vokshi. Në fjalën e tij, Balla theksoi se bëhet fjalë për një numër telefonik në Bashkimin Evropian përmes të cilit qytetarët mund të marrin informacion mbi vendimmarrjen e BE-së.

“Bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku mund të marrë informacion për vendimmarrjen e BE”, tha Balla.

Ai shtoi se nëse deputetja e opozitës është ndier e fyer nga deklarata e tij, i kërkon ndjesë.

“Sa i përket keqinformimit, nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Isha duke folur për reformën e BE. Ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetar i BE merr informacion për vendimmarrjen në BE”, u shpreh Balla.

Më tej, ai akuzoi opozitën se po përpiqet ta përdorë situatën për qëllime politike.
“Kush do që ta përdorë këtë situatë për të nxitur protesta, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë”, deklaroi ai, ndërsa kërkoi edhe ndërprerjen e seancës deri në rikthimin e normalitetit në sallë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme