Politika 24 September 2025, 10:22 Nga VNA

Debate në nisje të seancës plenare, opozita kërkon rihapjen e diskutimit për programin e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Debate në nisje të seancës plenare, opozita kërkon rihapjen

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me tensione, pasi opozita kërkoi që diskutimi i programit të qeverisë, i zhvilluar javën e kaluar, të rikthehet sërish në rend dite. Kërkesa u hodh poshtë nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, duke shkaktuar përplasje verbale mes palëve.

Peleshi, para nisjes së seancës, mblodhi Konferencën e Kryetarëve për miratimin e listave të anëtarëve të depozituara nga tre grupet parlamentare të opozitës, si dhe propozimet e Partisë Socialiste. Çështja kaloi për votim në seancën plenare. Deri tani, janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga PS, ndërsa komisionet parlamentare vijojnë të mbeten jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Një ditë më parë, PD njoftoi se kishte dorëzuar emrat për 4 komisionet që i takojnë asaj të drejtojë.

Në rend të ditës janë përfshirë projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”.

Deputetja Jorida Tabaku kërkoi korrigjim të procesverbalit të seancës së kaluar, duke theksuar se opozitës nuk mund t’i mohohet e drejta për debat.

“Unë e kuptoj, qeveria nuk ka vizion, por nuk mund t’ia mohoni opozitës të drejtën për një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot,” u shpreh ajo.

Ndërsa deputeti Belind Këlliçi akuzoi drejtuesit e seancës për manipulim të procesverbalit dhe mospasqyrim të realitetit.

“Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale. Ai procesverbal nuk reflekton situatën e javës së kaluar. Në vetëm 25 minuta diskutim, nuk u dëgjua as fjala e opozitës. Kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju si kryetar,” deklaroi ai.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme