Politika 12 February 2026, 12:15 Nga VNA

Debate në Kuvend jashtë rendit të ditës mes mazhorancës dhe opozitës, Berisha dhe Sara Mila nuk kursejnë fyerjet mes tyre

Ndaje në Whatsapp

Debate në Kuvend jashtë rendit të ditës mes mazhorancës

Seanca plenare në Parlament u kthye në debate politike mes mazhorancës dhe opozitës, duke harruar edhe rendin e ditës. Përplasjet kishin si referencë protestën e zhvilluar nga opozita ditën e martë, ndërsa palët sfiduan njëri-tjetrin me deklarata se kush është më pak i dhunshëm se tjetri.

Nga ana e demokratëve ishte Berisha që udhëhoqi akuzat ndaj mazhorancës, për të cilën tha se policia përdori dhunë ndaj protestuesve. Kreu i PD duket se nuk kishte bërë reflektim për deklaratën e djeshme, të cilën e përsëriti edhe sot nga foltorja e Kuvendit, ku në vend që t’u kërkonte falje prindërve të të miturve, nxiti pjesëmarrjen e tyre duke thënë se ishte vetëm fillimi i revoltës së tyre. Kryedemokrati gjithashtu tha se nuk pati asnjë polic të plagosur.

“Asnjë polic i plagosur. Shkova në urgjencë. Kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Asnjë. Përkundrazi i gjuajtët me plumba gome në kokë, kurse të rinjtë janë tmerri juaj, prisni se është fillimi, ata do ju groposin ju… Prisni zemërimin e tyre, do merrni atë që meritoni nga të rinjtë. Çfarë është kjo urrejtje? Keni mbushur qelitë me adoleshentë, ju urrejnë. Rinia shqiptare është zgjuar dhe do t’ju fshijë ju, sepse ju qëndroni në themelin e varfërimit të tyre”, tha Berisha.

Përgjigjen nga ana e mazhorancës ia ktheu ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e cila e quajti Berishën gënjeshtar patologjik, pasi sipas saj shkoi deri në spital dhe nuk i takoi policët e plagosur.

“Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak. Në vend që të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua se nuk u dëmtua asnjë polic”, tha ajo.

Debati mes palëve kaloi edhe në fyerje me fjalë banale. Kreu i PD i quajti deputetët e mazhorancës si “mbrojtës të prapanicës së Belinda Ballukut”. Ky term i përdorur solli “shpërthimin” e deputetes socialiste, Sara Mila, kundër kryedemokratit, duke e akuzuar se që pas ardhjes së demokracisë po “djeg” Shqipërinë.

“Ky kryetari non grata, meqë na përmendi si mbrojtës prapanicash, djeg prej 30 vitesh Shqipërinë për prapanicën e tij dhe të familjes së tij”, tha Mila.

Ndërsa Berisha ia ktheu duke thënë: “gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme