Politika 15 October 2025, 11:55 Nga VNA

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Je zar i Suel Çelës, do shkosh në burg. Socialisti: Kur merr fjalën kryeministri duhet ta respektoni

Ndaje në Whatsapp
Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Je zar i

Mbledhja me dyer të mbyllura e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak mësohet se kanë qenë tensionet në Kuvend që kanë çuar mbylljen e senacave plenare pa diskutime.

Në fjalën e tij kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, si ‘zar i Suel Çelës’. Bardhi akuzoi Ballën se do të diktojë hapsirën e opozitës në Kuvend, si dhe i kujtoi këtij të fundit se si Suel Çela e ka rrahur dhe nuk e afron më.

“Je zar i Suel Çelës dhe vjen këtu me fjalor banal. Kush je ti që i dikton opozitës hapësirën? Ti do të shkosh në burg. Ti je një copë zar i Suel Çelës, i cili të përdori dhe tani nuk të afrohet më, sepse të dhjerë në dru dhe të ka hedhur tutje.”

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, nuk i kushtuar shumë rëndësi akuzave të Bardhit ndërsa e ka injoruar me fjalët “pirdh, pirdh”. Balla vazhdoi më tej duke i kërkuar opozitës që të respektojnë rregulloren dhe të lejojnë njëri-tjetrin të flasin gjatë seancave plenare. Ai gjithashtu tha se kur merr fjalën kryeministri duhet ta respektojnë. “Se si e përdor fjalën Kryeministri, është e drejta e tij”, tha Balla.

“Ju lutem, mos na shtrembëroni atë që themi. Po jua përsëris që kur flisni ju, askush nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që t’i japim mundësi të flasim të gjithë, sipas rregullores. Jemi munduar t’ju themi që nga dita e parë: kur merr fjalën Kryeministri, duhet ta respektoni. Se si e përdor fjalën Kryeministri, është e drejta e tij”, thotë Balla.

Po ashtu Bardhi iu drejtua edhe kryetari të Kuvendit, Niko Peleshi që të lërë karrigen e kryetarit të Kuvendit nëse nuk e drejton dot seancën plenare, pasi sipas tij Kuvendi nuk drejtohet nga kryetari i grupit të socialistëve. 

“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu, kërkoj ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë. Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.

Ndërsa deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, theksoi se maxhoranca është me dy standarde, sa i takon sjelljes së opozitës. Ai pohoi se kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla i bëri një fyerje jashtë mikrofonit Gazment Bardhit, ndërsa sipas tij, zonjat socialiste nuk reaguan.

Teksa iu drejtua kryetarit te Kuvendit, Niko Peleshi, Gjekmarkaj tha:  “Me vjen  keq për ty kryetar se po ju zhbëjnë , po ju nxjerrin ne prita , ju komandojnë nga poshtë e nga lart! Thonë që për 6 muaj ta zënë vendin! Nuk po bej diversion po konstatoj derexhene institucionale”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme