Politika 29 Janar 2026, 15:22 Nga VNA

Debate në Konferencën e Kryetarëve për shtyrjen e Këshillit të Imuniteteve, opozita akuza mazhorancës se po mbron zv.kryeministren

Ndaje në Whatsapp

Debate në Konferencën e Kryetarëve për shtyrjen e

Konferenca e Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit ditën e sotme u shoqërua me debate të ashpra politike mes mazhorancës dhe opozitës, kryesisht mbi mosmbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve dhe vonesën në shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për “shkelje flagrante të Rregullores”, duke theksuar se opozita kishte kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por kërkesat e saj janë refuzuar. Bardhi shtoi se mbledhja ishte caktuar më 28 janar, por u anulua dy orë përpara fillimit me një urdhër që përmbante “të dhëna të rreme”.

“Vendimi për të shtyrë mbledhjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është arbitrar dhe nuk ka asnjë bazë ligjore,” tha Bardhi, duke akuzuar mazhorancën për mbrojtjen e interesave të kryeministrit Edi Rama dhe Ballukut.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se shtyrja e mbledhjes është bërë në përputhje me Rregulloren dhe me propozimin e deputetëve të mazhorancës, duke argumentuar se Kuvendi është palë në ngërçin kushtetues dhe duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi ka akuzuar drejtpërdrejtë edhe kryeparlamentarin Niko Peleshi, se po keqpërdor Kuvendin për të mbrojtur Belinda Ballukun. Sipas tij, mazhoranca vepron me standard të dyfisht duke dënuar qytetarët me burg për një parkim dysh, por në krahun tjetër mbron zv.kryeministren.

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se çdo ankesa e opozitës mund të bëhet sipas rregullores dhe se vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është i drejtë, duke u bazuar në faktin se Kuvendi është vetë palë në këtë çështje.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, kritikoi mënyrën e funksionimit të parlamentit, duke theksuar se ligjet po miratohen “natën, pa debat dhe pa transparencë”, duke i klasifikuar këto praktika si “shkelje të standardeve parlamentare dhe demokratike”.

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila theksoi se procesi ligjvënës është kthyer në një “formalitet bosh”, duke akuzuar mazhorancën se nuk respekton transparencën, përfaqësimin e opozitës dhe interesin publik. Ajo kritikoi miratimin e ligjeve të rëndësishme në orët e vona të natës dhe mungesën e informacionit për qytetarët.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme