Politika 2 April 2026, 11:12 Nga VNA

Debat në Kuvend pas paralajmërimit të SHBA: Opozita kërkon alarm dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, mazhoranca thotë “s’ka vend për panik”

Ndaje në Whatsapp
Debat në Kuvend pas paralajmërimit të SHBA: Opozita kërkon

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është hapur sot me debate të forta, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrezikun e mundshëm të sulmeve nga grupe të lidhura me Iranin.

Opozita kërkon alarm dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të paraqitet në Kuvend dhe të japë sqarime mbi masat që janë marrë për sigurinë kombëtare:

“Pse qeveria e cilësoi hamendësim paralajmërimin e SHBA? A ka koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe çfarë informacioni është shkëmbyer me SHBA-në? A ka vlerësim zyrtar për situatën dhe cilat masa parandaluese janë marrë?”

Deputeti Fatmir Mediu i bëri thirrje Presidentit të Republikës të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare:

“Kjo situatë nuk kapërcehet me deklarata politike. Shqipëria si vend i NATO-s duhet të analizojë rrezikun. Është naive të pretendojmë se jemi të mbrojtur pa mbledhur strukturat e sigurisë.”

 

Mazhoranca kundër panikut: Shqipëria është e sigurt

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, theksoi aleancën e fortë me SHBA-në:

“SHBA ka mbështetur Shqipërinë sa herë ka qenë shënjestër e Iranit. Jemi aleatë të palëkundur. Opozita nuk duhet të shpallë luftë Iranit dhe të përhapë panik.”

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, garantoi se nuk ka arsye për alarm:

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me SHBA, NATO dhe partnerët tanë. Vlerësimi aktual është se nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar.”

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e quajti njoftimin e Ambasadës Amerikane një paralajmërim rutinë:

“Nuk ka vend për shqetësim. Ky është një njoftim i zakonshëm që Ambasada Amerikane e bën për të gjithë Evropën.”

Deputeti socialist Erion Braçe paralajmëroi se debati i tepërt publik mund të dëmtojë ekonominë:

“Këto çështje duhen trajtuar në komisione, pa krijuar panik. Turizmi dëmtohet nga çdo alarm i panevojshëm.”

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, pohoi se strukturat e sigurisë janë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane:

“Nuk ka informacion për një rrezik real. Shqipëria ka marrë masa të shtuara sigurie prej kohësh. Vend i sigurt për qytetarët dhe turistët.”

Dje Ambasada Amerikane paralajmëroi shtetasit e saj në Shqipëri për të shmangur zonat e mbipopulluara, duke nënvizuar rrezikun e mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme