Politika 16 April 2026, 22:09 Nga VNA

Debat i ashpër në TCH për pallatin e djegur në Tiranë: Alfred Lela përplaset me Grida Dumën dhe largohet nga emisioni

Ndaje në Whatsapp
Debat i ashpër në TCH për pallatin e djegur në Tiranë:

Një debat i fortë ka shpërthyer në studion e emisionit të Grida Dumës në TCH mes saj dhe zëdhënësit kryesor të Partisë Demokratike, Alfred Lela, lidhur me reagimin e opozitës për djegien e pallatit në Tiranë.

Përplasja u ndez kur Duma i kërkoi llogari Lelës për mungesën e deputetëve të PD-së në vendngjarje pas ngjarjes së rëndë. Ajo ngriti pyetjen pse përfaqësues të opozitës nuk kanë qenë të pranishëm pranë banorëve të prekur nga zjarri.

Në përgjigje, Lela u justifikua duke thënë se opozita nuk do të veprojë sipas asaj që i dikton Top Channel. Debati mes tyre u tensionua më tej dhe përfundoi me largimin e Lelës nga emisioni.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje edhe për reagimin publik të Partisë Demokratike ndaj shkrumbimit të pallatit në Tiranë. Reagimet nga opozita kanë qenë të pakta dhe kryesisht të kufizuara në disa statuse sporadike në rrjetet sociale, ndërsa shumica e deputetëve nuk janë shfaqur në vendngjarje.

Në reagimet e deritanishme është vënë re gjithashtu se nuk është përmendur emri i ndërtuesit Armand Lilo. Edhe Sali Berisha, i njohur për qëndrimet e tij të forta publike, nuk është ndalur në mënyrë të drejtpërdrejtë te kjo çështje.

Lilo rezulton të jetë gjithashtu një nga aksionerët e Credins Bank, një biznes me shume fije interesi të lidhura me PD ku janë të punësuar gjithashtu edhe familjarë të afërt të drejtuesve të Partisë Demokratike.

Debati në studio mes Dumës dhe Lelës nxori në pah tensionin rreth kësaj çështjeje, ndërsa përplasja mes tyre përfundoi me largimin e zëdhënësit të PD nga emisioni.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme