Politika 5 September 2025, 18:35 Nga VNA

DASH zbardh takimin me Dumanin/ Shqipëria "oaz" i karteleve të drogës dhe trafikut

Ndaje në Whatsapp
DASH zbardh takimin me Dumanin/ Shqipëria "oaz" i karteleve

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndarë detaje mbi takimin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit dhe zyrtarit të lartë në DASH për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan. 

Sipas Top Channel, Dumani dhe Hanrahan kanë diskutuar për qëllimet e përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Mes tyre janë diskutuar gjithashtu fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, thuhet në përgjigjen e DASH. 

Takimi është zhvilluar tre ditë me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme