Politika 21 November 2025, 09:27 Nga VNA

Daltonizmi rilindas!

Ndaje në Whatsapp

Daltonizmi rilindas!

Në një takim për të diskutuar mbi ekonominë cashless (një temë që e ka shumë për zemër kryeministri) u bënë dhe fotot e rastit. Por çuditërisht media publikoi foto me të tjera ngjyra (me sfond të theksuar blu) nga ato që përgatiti ministria (me retushim në lejla të hapur).

Daltonizmi rilindas!

Aq e theksuar është rendja pas propagandës, sa edhe skenat e ngjyrat e ambienteve ku zhvillohen aktivitete, propaganda qeveritare i retushon në një ngjyrë të vetme, në “mavinë rilindase”. Natyra i ka falur njerëzimit një spektër ngjyrash të pafundëm. Syri i njeriut dallon të paktën shtatë ngjyrat e Ylberit, por jo syri rilindas, që duket se vuan nga daltonizmi i theksuar.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme