Politika 11 February 2026, 10:56 Nga VNA

Daily Mail dhe Al Jazeera raportojnë për protestën e opozitës në Tiranë, përplasje me policinë dhe të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Daily Mail dhe Al Jazeera raportojnë për protestën e

Mediat ndërkombëtare, përfshirë britaniken Daily Mail dhe Al Jazeera, i kanë kushtuar vëmendje protestës së opozitës të mbajtur në Tiranë, ku tubimi u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të kryeqytetit për të kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë protestës u shënuan incidente, ku një pjesë e demonstruesve hodhën kokteje Molotov, fishekzjarrë dhe mjete të tjera drejt policisë dhe godinave shtetërore. Në përgjigje, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmës. 

Përplasjet u shtrinë edhe pranë ndërtesës së Parlamentit, ndërsa nga incidentet mbetën të plagosur të paktën 16 persona dhe u arrestuan rreth 13 protestues. 

Protesta u zhvillua në një klimë të tensionuar politike, teksa qeveria përballet me akuza për korrupsion, ku përfshihet edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Opozita ka kërkuar dorëheqjen e saj dhe të kryeministrit Rama, ndërsa tubime të ngjashme janë zhvilluar edhe muajt e fundit. 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka cilësuar protestën si një “kryengritje paqësore”, ndërsa analistët politikë vlerësojnë se situata politike në vend mbetet e polarizuar dhe se protestat mund të mos sjellin ndryshime të menjëhershme politike. 

Shqipëria vijon procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe synon mbylljen e negociatave deri në vitin 2027, megjithëse korrupsioni mbetet një nga sfidat kryesore të evidentuara nga partnerët ndërkombëtarë. 

Në raportimin e saj, Al Jazeera thekson përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit ndaj protestuesve, si dhe përplasjet e ndodhura pranë institucioneve kryesore shtetërore gjatë demonstratës në Tiranë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme