Politika 10 March 2026, 11:05 Nga VNA

Celibashi: Reforma zgjedhore të jetë gati në qershor, marrëveshja të mos jetë veç brenda partive

Ndaje në Whatsapp

Celibashi: Reforma zgjedhore të jetë gati në qershor,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një thirrje të qartë drejtuar klasës politike për ecurinë e reformës zgjedhore. Përmes një komunikimi që thekson nevojën për parashikueshmëri dhe gjithëpërfshirje, kreu i KQZ-së ka vendosur një "afat kufi" për miratimin e ndryshimeve ligjore, duke kërkuar që ato të mos lihen për momentin e fundit.

Sipas Celibashit, miratimi i hershëm i kornizës ligjore është jetik për mbarëvajtjen teknike të procesit të ardhshëm elektoral. Ai u shpreh se:

"Duhet, që ndryshimet në ligjin zgjedhor të jene në fuqi jo më vonë se qershori i këtij viti. Në këtë mënyrë, partitë politike, KQZ apo edhe institucione të tjera publike që lidhen me procesin zgjedhor, do të kenë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të përgatitur zgjedhjet vendore të 2027 ashtu sikurse ligji zgjedhor do ta përcaktoj."

Përveç kohës, Komisioneri vuri theksin edhe te cilësia e procesit. Ai insiston që reforma nuk duhet të jetë një produkt i mbyllur i "kuzhinave" politike, por një dialog i gjerë që përfshin të gjithë aktorët e shoqërisë. Duke kërkuar një qasje tjetër nga ajo tradicionalja, Celibashi nënvizoi:

"Procesi i reformës duhet të jetë i hapur dhe i konsultuar gjerësisht. Diskutimet për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor nuk duhet të zhvillohen në mënyrë të mbyllur ose të kufizohen vetëm në tryeza politike. Përkundrazi, procesi duhet të përfshijë konsultime me institucionet që administrojnë zgjedhjet, me organizatat e shoqërisë civile, me ekspertët e fushës dhe me organizatat ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore, por edhe me organet e drejtësisë."

Ky qëndrim vjen në një kohë kur palët politike shpesh e kanë lënë reformën zgjedhore si një çështje të negociatave të minutës së fundit, çka shpesh ka krijuar vështirësi teknike për KQZ-në në implementimin e teknologjisë apo rregullave të reja në terren.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme