Politika 23 October 2025, 19:33 Nga VNA

Celibashi i jep një vit kohë Ramës për reformën zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Celibashi i jep një vit kohë Ramës për reformën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në një deklaratë publike, Celibashi e cilësoi raportin si “pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor”. Kryekomisioneri i drejtoi gishtin politikës duke theksuar se puna mbi gjetjet dhe rekomandimet e ODIHR-it do të tregojë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë institucionale e politike të të gjithë aktorëve të përfshirë.

“Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Celibashi.

Ai shtoi se “gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet e ‘gjykatësit të zgjedhjeve’ nuk kanë ndonjë dobi”, duke iu referuar rolit të ODIHR-it si institucion monitorues duke pretenduar të vinte pikat mbi “i” e duke i treguar me atë rast kufijtë politikës. Por duke harruar se me komentet e veta për raportin, po bënte ekzaktesisht atë që po u ndalonte të tjerve t’a bënin, ose në rastin më të mirë po i këshillonte që të përmbaheshin.

Kryekomisioneri nënvizoi se partitë politike, veçanërisht ato që janë në Kuvend, duhet të angazhohen seriozisht për ta përmbyllur reformën zgjedhore brenda një viti. Kjo tingëllon si detyrë për maxhorancen e Kryeministrit Rama, sa kohë që votat që duhen për këtë Kryeministri i ka me bollëk.

Sa i takon vetë KQZ-së, Celibashi tha se vlerësimet pozitive të raportit për punën e institucionit në përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve janë “shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme