Politika 22 November 2025, 18:20 Nga VNA

Celibashi fsheh vendimet e KAS dhe bllokon hetimin administrativ të KQZ

Ndaje në Whatsapp
Celibashi fsheh vendimet e KAS dhe bllokon hetimin administrativ të KQZ

Komisioneri i Zgjedhjeve ka çaktivizuar vendimet e KAS nga faqja zyrtare e institucionit, të cilat në fakt duhet të ishin publike dhe të shkarkueshme për çdo të interesuar përmes faqes zyrtare të KQZ. Në ato vendime, për të paktën katër qarqe, ndodhen urdhrat për Komisionerin që të niste hetimet administrative dhe të verifikonte e vlerësonte diskordancat në shifrat që dolën nga procesi i rinumërimit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, sipas detyrimeve që i lindin si titullar i institucionit, duhet të vlerësonte gjetjet, të përgatiste raportet vlerësuese dhe, nëse kishte indicie, të depozitonte kallëzimet penale. Kjo jo vetëm për Durrësin—ku dy anëtarët e KAS urdhëruan hapjen e kutive—por edhe për Fierin, Tiranën dhe Dibrën, qarqe për të cilat u kërkua rinumërim i plotë. Komisioneri këtë detyrë e ka kryer vetëm një herë, para dy palë zgjedhjeve.

Të njëjtat urdhra i janë dhënë Komisionerit edhe në zgjedhjet e kaluara nga KAS, por Celibashi nuk kreu asnjë verifikim dhe nuk depozitoi asnjë kallëzim. Komisioneri ka detyrimin të verifikojë diskordancat me administratën e KQZ, pasi SPAK nuk kryen hetim administrativ. Administrata e KQZ ka në ruajtje kamerat, regjistrimet, kutitë dhe dokumentacionin zgjedhor, të cilat janë nën përgjegjësinë direkte të Komisionerit. Verifikimi dhe vlerësimi i gabimit njerëzor kryhet përmes procesit administrativ brenda KQZ, ku dallohen qartë gabimet njerëzore nga trafikimi i votave.

Në SPAK nuk dërgohen kamerat apo kutitë, por rezultatet e hetimit administrativ dhe konkluzionet e vlerësimeve për vepra penale, nëse ka. Vetëm nga hetimi administrativ dalin përgjegjësitë konkrete — me emra. Nuk i thuhet SPAK: “Merr dhe hap kamerat”. Ky është proces administrativ i KQZ dhe është detyrë e Komisionerit si drejtues i administratës.

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve certifikohet nga Komisioni Rregullator i KQZ mbi bazën e projektvendimeve dhe tabelave përmbledhëse të përgatitura nga administrata nën drejtimin e Celibashit. Në vend që të niste verifikimet për diskordancat e gjetura nga rinumërimi, Celibashi ka nisur sondazhe me hapje të rastësishme kutish. Edhe kjo kërkohet nga Kodi Zgjedhor, por nuk ka lidhje me gjetjet e KAS, të cilat i janë përcjellë Komisionerit për zbatim. Ndërkohë, vendimet e KAS janë hequr nga faqja e KQZ dhe nuk mund të shkarkohen.

Për Durrësin pjesërisht, si dhe për Tiranën, Fierin dhe Dibrën, nuk ka nevojë për sondazhet që po zhvillon Celibashi, sepse për këto qarqe janë bërë “sondazhet” kur u hapën kutitë për rinumërim dhe kanë dalë me proces-verbale diferencat kuti më kuti. T’i kërkosh SPAK të hapë kutitë, kamerat dhe proces-verbalet, do të thotë t’i kërkosh SPAK të kryejë hetimin administrativ që duhet ta bëjë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

As KAS dhe as SPAK nuk kryejnë hetim administrativ me hapje kamerash dhe krahasim pamjesh. Rinumërimi nuk është hetim administrativ i shkeljeve; është proces që, në vartësi të gjetjeve dhe diskordancave, duhet të vërë në lëvizje hetimin administrativ për shkaqet e tyre, që Komisioneri duhet ta nisë me administratën e KQZ.

Kakofonia mbi detyrat që i paska vënë GJKKO dhe SPAK nuk është çudi të ushqehet nga po i njëjti Komisioner që nuk ka kryer as këtë detyrë — dhe nuk është e vetmja. Në fakt, e vetmja punë që e çon deri në fund është shpenzimi i fondeve pa limit si titullar i institucionit, teksa mbetet i vetmi organ i KQZ i angazhuar me kohë të plotë brenda zyrës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme