Politika 25 March 2026, 14:07 Nga VNA

Burgija reagon pas përjashtimit nga PD: E mbështeta rikthimin e Berishës, sot më përjashtojnë me metoda komuniste

Ndaje në Whatsapp

Burgija reagon pas përjashtimit nga PD: E mbështeta rikthimin e

Këshilltari demokrat në Bashkinë e Durrësit, Dritan Burgija, ka reaguar publikisht pas vendimit për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike, duke deklaruar se për lajmin u informua përmes mediave. Në një intervistë për A2CNN, ai u shpreh se e ka pritur situatën me sportivitet, duke theksuar se kontributi i tij në parti nuk mund të mohohet nga askush.

“U njoha nga mediat me lajmin. Nuk dija të qeshja a të qaja kur mora vesh lajmin. E mora me sportivitet sepse e njoh veten dhe nuk ka shans askush të më zerojë kontributet në Partinë Demokratike”, tha Burgija.

Burgija kritikoi ashpër mënyrën e vendimmarrjes brenda partisë, duke theksuar se kishte mbështetur rikthimin e Berishës që në PD të vlersohej meritokracia.

Ai shtoi se nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga asnjë strukturë e partisë, qoftë në nivel lokal apo qendror, përpara marrjes së vendimit. Sipas tij, aktualisht struktura drejtuese po përdor autoritetin për të përjashtuar anëtarë pa arsye dhe pa transparencë, duke e krahasuar këtë situatë me praktika të komunizmit.

“Kam luftuar shumë që vula t’i shkojë Sali Berishës, jo si person, por që PD-ja të kthehej në shina, të vlerësonte meritokracinë. Por, sot jemi para faktit që ajo vulë po përdoret për të përjashtuar demokratë pa arsye dhe pa fakte. U kthyem në komunizëm, kur dënoheshe pa e ditur se për çfarë”, shtoi Burgija.

Burgija aludoi se përjashtimi mund të lidhet me angazhimin e tij në një aktivitet politik në Durrës, ku kishte mbështetur publikisht ish-deputetin, Ervin Salianji.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme